LAJMI I FUNDIT:

Vila 30 milionë euroshe në Majorka, ku është vendosur Michael Schumacher

Vila 30 milionë euroshe në Majorka, ku është vendosur Michael Schumacher

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, është duke qëndruar në një vilë luksoze në Majorka, të cilën e ka blerë bashkëshortja e tij para tre vitesh nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se kampioni i shtatëfishtë botëror është vendosur në pronën e njohur si Las Brisas në afërsi të Andratx që ndodhet në jugperëndim të ishullit spanjoll.


Rezidenca, ku është duke u rikuperuar 51-vjeçari, është identifikuar si Vila Yasmin, të cilën Corinna Schumacher e ka blerë në vitin 2017.

(Foto: Daily Mail/Image Point)

Shtypi spanjoll, duke përfshirë gazetat Diario de Mallorca dhe La Vanguardia, e kanë publikuar lajmin pas deklaratave të ish-gruas së bosit të Formula 1, Flavio Briatore, e cila ka thënë se vetëm tre njerëz mund ta vizitojnë legjendën.

“Michael nuk flet, ai komunikon me sy. Vetëm tre njerëz mund ta vizitojnë dhe unë e di kush janë ata. Ata janë vendosur në Spanjë dhe gruaja e tij ka rregulluar një spital brenda asaj shtëpie”, transmeton Daily Mail fjalët e Elisabetta Gregoraci.

Michael Schumacher (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Tablodi gjerman, Bild, për herë të parë e kishte lidhur Schumacherin me vilën e Perezit në Majorka, duke raportuar se e ka blerë për 30 milionë euro.

Schumacher do të jetojë në Mallorca, në vilën që e bleu gruaja e tij
Lexo po ashtu Schumacher do të jetojë në Mallorca, në vilën që e bleu gruaja e tij

Mirëpo, asokohe zëdhënësja e familjes, Sabine Kehm, kishte thënë për AFP se ata nuk planifikonin të zhvendoseshin në ishullin spanjoll. Por, tashmë thuhet se familja është duke jetuar në Majorka.

Florentino Perez (Foto: realmadrid.com)

Rezidenca është blerë nga manjati i ndërtimtarisë, Florentino Perez, në vitin 2005, por pas vdekjes së gruas së tij, Mari Angeles Sandoval, ai e kishte nxjerrë në shitje në vitin 2017.

Prona prej 15.000 metrash katrorë përmban dy pishina, një vend për aterrimin e helikopterëve, palestër dhe një kopsht të madh palmash.

Schumacher ishte vendosur në koma të induktuar pas aksidentit gjatë skijimit në dhjetor të vitit 2013 në alpet franceze. Në vitin 2014, ai ishte vendosur në shtëpinë e familjes së tij në Gjenevë, ndërsa tashmë thuhet se po jetojnë në Spanjë.

Edhe pse kanë kaluar shtatë vite, deri më tani ka shumë pak të dhëna lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/

(Foto: Daily Mail/Image Point)

(Foto: Daily Mail/Image Point)

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori