LAJMI I FUNDIT:

Genoa konfirmon 14 raste me COVID-19

Genoa konfirmon 14 raste me COVID-19

Genoa ka njoftuar se 14 anëtarë të skuadrës së tyre, që përfshijnë tetë deri në dhjetë lojtarë, u testuan pozitivisht për COVID-19 pas ndeshjes me Napolin.

Deri më tani, vetëm portieri Mattia Perin dhe mesfushori Lasse Schone janë konfirmuar që kanë Coronavirus.

Sipas Sportitalia, raundi i fundit i testimeve pas humbjes e së dielës 6-0 ndaj Napolit, zbuloi se virusi ishte përhapur në të gjithë skuadrën.


Është konfirmuar me një deklaratë nga Genoa, e cila pranoi se tani janë 14 anëtarë të klubit – përfshirë edhe lojtarë kanë rezultuar pozitiv.

Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se shifra është e ndarë në tetë lojtarë që kanë rezultuar pozitiv – kështu që mund të jetë 10 në total duke përfshirë Perin dhe Schone.

“Genoa CFC njofton se pas testeve të sotme, numri i anëtarëve që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 është rritur në 14 midis anëtarëve të ekipit dhe stafit”.

“Klubi ka aktivizuar të gjitha procedurat sipas protokollit dhe ka informuar autoritetet. Klubi do të japë detaje ndërsa situata evoluon”.

Duke marrë parasysh që Genoa luajti ndaj Napolit në fundjavë që shkoi, kjo do të thotë se Partenopei gjithashtu do të duhet të ketë më shumë teste para ndeshjes së tyre të ardhshme. /Telegrafi/