LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vdekur dhe 128 raste të reja me coronavirus në Mal të Zi

Pesë të vdekur dhe 128 raste të reja me coronavirus në Mal të Zi

Laboratorët e Institutit kanë përfunduar analizën PCR të 427 mostrave për coronavirus, ku 128 rezultuan pozitiv.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore të Malit të Zi kanë raportuar edhe pesë vdekje të reja, shkruan rtcg.me.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 154, dhe që nga fillimi i vitit 163.


Gjithashtu është raportuar se rastet aktive me virus në shtetin malazez është 3.558.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me coronavirus është 10,441. /Telegrafi/