LAJMI I FUNDIT:

Enca josh me dukjen: Të të puth pak, të më puthësh shumë

Enca josh me dukjen: Të të puth pak, të më puthësh shumë
Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca)

Ajo është ndër këngëtaret më të njohura në estradën shqiptare, për të cilën komentet nuk kanë të ndalur.

Bëhet fjalë për Enca Haxhia, e cila përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar fansat për më të rejat nga jeta e saj.

Ditë më parë ajo kishte treguar se ka thyer këmbën, duke ndarë edhe fotografi nga gjendja aktuale.


https://www.instagram.com/p/CFmUnoDHNOS/

Por, si duket kjo nuk po e ndalon që ajo të realizojë imazhe tërheqëse të tjera, sikurse ka bërë në një postim të fundit.

E veshur me një këmishë, Encës i janë theksuar linjat e tonifikuara trupore, për të cilat komentohet tej masë.

https://www.instagram.com/p/CFb6QbAHvJp/

“Të të puth pak, të më puthësh shumë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Theksojmë se “Break Down” mbetet projekti i saj i fundi, që erdhi në bashkëpunim me reperin Don Xhoni. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CFXCypWHFVf/