E plotësuar- Tashmë kur kanë kaluar më shumë se 3 orë që kur EULEX-i bastisi zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës, pjesëtarë të policisë së këtij misioni ende janë duke qëndruar në zyret e OVL e UÇK-së.
Gjatë këtij operacioni është arrestuar kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati i cili pritet të dërgohet në Hagë.
Tashmë para zyrave janë rreshtuar edhe pjesëtarë Policisë së Kosovës nga njësia speciale.
E po ashtu në anën tjetër të rrugës, po qëndrojnë edhe disa qytetarë të cilët kanë kundërshtuar arrestimin e Gucatit. /Telegrafi/
—–
EULEX-i vazhdon të jetë brenda zyrave të OVL e UÇK-së
E plotësuar: Bastisjet e EULEX-it në zyret e OVL e UÇK-së që kanë nisur pak orë më parë janë duke vazhduar ende.
Brenda objektit të Organizatës së Veteranëve janë duke qëndruar pjesëtarë të policisë së EULEX-it.
Ndërkaq tashmë është konfirmuar nga avokati Tomë Gashi, arrestimi i kryetarit të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.
Gucati pritet që të dërgohet në Hagë. /Telegrafi/
—-
Vazhdon bastisja e EULEX-it në zyret e OVL e UÇK-së
E plotësuar: Bastisja nga pjesëtarët e EULEX-it në zyrat e OVL e UÇK-së është duke vazhduar.
Ndërkaq tashmë në vend ngjarje ka arritur edhe avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi.
Po ashtu së fundi kanë arritur edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sekretari i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku tha se e nëse shteti i Kosovës nuk merr masa, atëherë do të detyrohen siç tha ai “të luftojnë sikurse me Jugosllavinë”.
“Isha në zyre, këta zotëri nuk prezantuan letër për bastisje. Nëse shteti jonë nuk merr masa ndaj këtyre krimineleve, do të na duhet të luftojmë sikurse me Jugosllavinë”, tha Klinaku. /Telegrafi/
—
EULEX bastisë zyrat e OVL-UÇK-së
Pjesëtarë të EULEX-it, pak minuta më parë kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Aty janë parë disa policë të cilët janë futur edhe brenda zyreve, kurse ende nuk dihet arsyeja. Kujtojmë se dje Gjykata Speciale ka nisur arrestimet e para, ku ka arrestuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Salih Mustafa.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles