LAJMI I FUNDIT:

Drita e mbyll aventurën në Evropë, por fiton mbi një milionë euro nga garat evropiane

Drita e mbyll aventurën në Evropë, por fiton mbi një milionë euro nga garat evropiane

Mbyllet në kryeqytetin polak Varshavë ëndrra evropiane e kampionit në fuqi të Kosovës, Dritës.

Rrugëtimi historik i kampionit të Kosovës deri në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, mori fund sonte në kryeqytetin polak ku u mund nga Legia e Varshavës.


Ishte një 90-minutësh shumë i vështirë për Dritën, ndaj një kundërshtari që dominoi në terren sidomos në aspektin fizik dhe fitoi ndeshjen 2:0 falë dy golave në pjesën e parë.

Rrugëtimi i suksesshëm deri në raundin e tretë ka mbushur arkat e klubit, me gjilanasit që kanë siguruar disa bonuse shumë të rëndësishme nga UEFA.

Në total Drita ka fituar 1 milion e 30 mijë euro nga paraqitjet në kualifikimet në Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Evropës këtë edicion.

Fillimisht Drita do të marrë 260 mijë euro nga UEFA për faktin se është shpallur kampione e Kosovës.

Këtë bonus UEFA e jep për të gjitha skuadrat kampione në vendet e tyre, që s’mund të futen në grupet e Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.

Për pjesëmarrjen në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, gjilanasit do të fitojnë 230 mijë euro.

Pas humbjes në tavolinë ndaj Linfield, bardhekaltërit përfunduan në raundin e dytë të Ligës së Evropës, ku skuadrat që luajnë në këtë rreth, marrin 260 mijë euro.

Pas fitores ndaj Sileksit, Drita u kualifikua në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, duke përfituar edhe 280 mijë euro për kalimin në këtë rreth, ku u eliminua sonte.

Të kujtojmë që klubi nga Gjilani është shpërblyer me 30 mijë euro edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës për fitimin e titullit kampion në edicionin që lamë pas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori