LAJMI I FUNDIT:

Superkupa e Evropës, Bayern Munich – Sevilla: Forma ekipeve, deklaratat e trajnerëve dhe formacionet e mundshme

Superkupa e Evropës, Bayern Munich – Sevilla: Forma ekipeve, deklaratat e trajnerëve dhe formacionet e mundshme

Bayern Munich do të ndeshet me Sevillën në Superkupën e Evropës në Budapest sot nga ora 21:00.  

Bavarezët vijnë në këtë përballje si kampion të Evropës dhe me një formë të shkëlqyer pas fitores në kampionat me rezultat 8-0 ndaj Schalkes, ndërsa Sevilla vjen si fituese e Ligës së Evropës.



Renditja e Bayern në ranglistën e UEFA: 1

Pesë ndeshjet e fundit garuese: 5 fitore

Lojtarët e ardhur verës: Leroy Sané (Man. City), Alexander Nübel (Schalke), Tanguy Kouassi (Paris)

2019/20 : Fituesit të Ligës së Kampionëve, fitues në Bundesliga, fitues në Kupës së Gjermanisë.

Katër ndeshje në Superkupën e Evropës: Një fitore, tri humbje

2012/13, Fitore ndaj Chelsea

2000/01, Humbje ndaj Liverpool

1975/76, Humbje ndaj Anderlecht

1974/75, Humbje ndaj Dinamo Kyiv


Renditja e Sevillas në ranglistën e UEFA: 8

Pesë ndeshjet e fundit garuese: 5 fitore

Lojtarët e ardhur verës: Ivan Rakitić (Barcelona), Oscar (Real Madrid), Marcos Acuña (Sporting CP).

2019/20: Fituesit i Ligës së Evropës, vendi i 4-t në Liga, R16 në Kupën e Spanjës

Pesë ndeshjet në Superkupën e Evropës: 1 fitore, 4 humbje

2015/16, Humbje ndaj Real Madrid

2014/15, Humbje ndaj Barcelonës

2013/14, Humbje ndaj Real Madrid

2006/07, Humbje ndaj AC Milan

2005/06, Fitore ndaj Barcelonës


Takimet mes tyre

Skuadrat janë takuar vetëm një herë në garat e UEFA-s, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18.

Asnjë klub gjerman nuk kishte fituar kurrë në Sevilla, gjë që e bëri Bayerni duke triumfuar në fund me rezultat 2-1. Ndeshja e dytë u mbyll pa gola dhe Bayerni kaloi tutje.


Deklaratat para ndeshjes  

Hansi Flick, trajner i Bayern: “Sevilla fitoi me meritë në Ligën e Evropës. Ata janë një ekip i pjekur, taktikisht i mirë. Trajneri po bën një punë të mirë. Do të jetë ndeshje dinamike, intensive. Ne synojmë të jemi të përgatitur mirë. Unë pres që ekipi të jetë në 100 për qind, plotësisht i përqendruar dhe intensiv në fushë. Unë pres që ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje. Ne duam ta fitojmë ndeshjen. Është një finale. Finalet janë gjithmonë të veçanta”.

Julen Lopetegui, trajner i Sevilla: “Bayern ka një trajner i cili meriton shumë lavdata për mënyrën në të cilën ai ka menaxhuar skuadrën dhe ka ndryshuar fatin e ekipit duke i dhënë asaj një identitet të fortë, dhe përqendrim në punën ekipore. Është shumë vështirë për të bërë atë që ai ka bërë. Bayerni e di saktësisht se si duan të luajnë, si duan të sulmojnë, ku duhet të mbrohen. Më të vërtetë, ne jemi kundër ekipit më të mirë në botë për momentin, por ne nuk duam që vetëm ta kalojmë këtë ndeshje.


Formacionet e mundshme

Bayern: Neuer; Lucas Hernandez, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Kimmich; Sané, Müller, Gnabry; Lewandowski.

Sevilla : Bounou; Navas, Koundé, Diego Carlos, Escudero; Rakitić, Fernando, Jordán; Suso, En-Nesyri, Ocampos.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori