LAJMI I FUNDIT:

Selimi kërkon të mos anulohet mbledhja e dy qeverive shqiptare: E presim Hotin të raportojë në Kuvend më datën 28 shtator

Selimi kërkon të mos anulohet mbledhja e dy qeverive shqiptare: E presim Hotin të raportojë në Kuvend më datën 28 shtator

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas shtyrjes së mbledhjes së dy qeverive shqiptare.

Selimi ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që mbledhja e dy qeverive Kosovë- Shqipëri të mbahet më 25 shtator, ndërsa raportimi i tij të shtyhet për datën 28, transmeton Telegrafi.

“Mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe e Kosovës në Shkodër është në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Si drejtues i Grupit parlamentar të LV, kërkues i raportimit të Hotit në Kuvend, publikisht e njoftojmë Hotin që mos të tërhiqet nga mbledhja me Qeverinë e Shqipërisë të premten me 25 shtator. Ne e presim të hënën me 28 le të vi të raportojë në Kuvend”, ka shkruar ai në Facebook.


Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti më herët ka njoftuar se është pajtuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që mbledhja e qeverive të shtyhet për datën 2 tetor, për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka thënë Hoti.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbledhjen e përbashkët do ta mbajnë në Shkodër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori