Kur flini më pak, jeni shumë më të stresuar dhe reagoni më me ndjeshmëri
Sipas një hulumtimi të ri, më pak gjumë do të mund të lidhet me reagimin më të fortë emocional ndaj ngjarjeve stresuese
Kur flini më pak se zakonisht më shumë do të reagoni ndaj stresuesve ditorë dhe ata do të ndikojnë te ju, shkruan FoxNews, përcjell Telegrafi.
Pothuajse dy mijë amerikanë të rritur të moshës 33 deri në 84 vjeç janë anketuar tetë ditë pa ndërprerë, ndërkaq është studiuar kohëzgjatja e tyre e gjumit, stresuesit ditorë, numri i ngjarjeve pozitive të cilat i kanë përjetuar dhe si kanë ndikuar ato tek ata gjatë ditës.
Përgjithësisht, të intervistuarit kanë treguar që janë më pak të stresuar kur kanë fjetur gjumë më shumë.
Bashkë me këtë, është konstatuar që të intervistuarit të cilët kanë pasur ndonjë gjendje kronike “janë më reagues ndaj ngjarjeve pozitive” po të flinin gjumë më shumë.
Kur njerëzit përjetojnë diçka pozitive, si p.sh. përqafimet apo kur kalojnë kohën në natyrë, zakonisht ndihen më të lumtur atë ditë.
Mirëpo kur flenë më pak gjumë se zakonisht, nuk mund të reagojnë ashtu ndaj ndjenjave të mira, sepse thjesht janë shumë të lodhur.
Udhëzimi i rekomanduar për gjumë të mirë është së paku shtatë orë. Vlerësohet që çdo i treti person i rritur nuk e plotëson këtë kërkesë shëndetësore.
Përmirësimi afatgjatë i zgjatjes së gjumit jo vetëm që i bën më të lehta ditët stresuese, por edhe potencialisht zvogëlon rrezikun që ka të bëjë me çrregullimet mendore, gjendjet kronike shëndetësore apo madje vdekjen e hershme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City