LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu, infektologut Sadiku për rastin e Agon Musliut: Në konferencën ku foli ish-ministri Vitia e shikonit si me dyshime

Haxhiu, infektologut Sadiku për rastin e Agon Musliut: Në konferencën ku foli ish-ministri Vitia e shikonit si me dyshime
Foto: Ridvan Slivova

Në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë, ku ka raportuar infektologu Izet Sadiku, anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu i është drejtuar Sadikut se në një konferencë për media, kur ka folur ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth deklaratës se nuk ka pas informacione për shëndetin e të ndjerit Agon Musliu, ai e ka shikuar si me dyshime.

Haxhiu tregoi se kjo konferencë ishte realizuar pas vdekjes së të riut, Agon Musliu.


“Pas vdekjes, Ministria e Shëndetësisë ka mbajt një konferencë për media ku keni qenë dhe ju prezent. Ka qenë ish ministri Arben Vitia dhe ish sekretari sekretari permanent Naim Bardiqi. Në atë konferencë është deklaruar se nuk kanë pas informata për gjendjen shëndetësore të Agon Musliu…. Ndërkaq, ju e shikoni si dyshimtë. A keni diskutua në nivel të Ministrisë së Shëndetësisë se a keni pas a jo informata rreth shëndetit të tij? “, ka pyetur Haxhiu.

Ndërkaq, infektologu dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku i është përgjigjur duke thënë se atë deklaratë nuk e ka thënë ai.

“Unë nuk e kam dhënë atë deklaratë. Nuk ka qenë deklarata ime”, ka thënë shkurt Sadiku.

Foto: Ridvan Slivova

Ndërkaq, pyetja e Haxhiut ka nxitur reagime edhe tek kryetarja Kusari-Lila, e cila ka thënë: “Nuk jemi këtu për t’i bërë psikanalize, Sadikut”.

Ndërsa Haxhiu i është kthyer Kusari-Lilës duke i thënë se nuk është këtu për të bërë komente.

Ndryshe, infektologu dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku sot ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë për rastin e Agon Musliut, i cili kishte gjetur vdekjen pasi ishte hedhur nga kati i 4-të i Qendrës Studentore që shërbente si karantinë.

Sadiku ka treguar edhe procesin e komunikimit që kishte pasur me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se hera e parë që ka dëgjuar për të ndjerin Agon Musliu ka qenë data 3 maj 2020.

Foto: Ridvan Slivova

Kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila ka pyetur infektologun Sadiku se gjatë komunikimit me kryetarin e Gjilanit a është përmendur ndonjë diagnozë tjetër pasi që babi i të ndjerit ka prezantuar një raport mjekësor se Agoni ka pasur probleme me mëlçinë.

Sadiku ka thënë se jo, dhe se adresimi i vetëm te ai ka qenë që i ndjeri ka pasur shqetësime psikologjike.

Ai është pyetur nga anëtarja e këtij komisioni deputetja Eliza Hoxha, se a ka pasur dikush shqetësim për Agonin më herët.

Infektologu ka thënë se i vetmi komunikim dhe hera e parë që ka dëgjuar për emrin e tij ka qenë ora 15:55. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori