LAJMI I FUNDIT:

Roth: Nuk duhet të vendosen kritere shtesë për bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Roth: Nuk duhet të vendosen kritere shtesë për bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth vendi i të cilit udhëheq me presidencën e BE-së deri në fund të këtij viti, sot iu referua dokumentit bullgar të publikuar javën e kaluar në media, në të cilin Sofja kërkon kushte të reja për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, informon AIM nga Brukseli.

“Më në fund, pas një kohe të gjatë, ne arritëm të bëjmë përparim me Maqedoninë e Veriut në Evropë, presidenca gjermane po i kushton vëmendje nga afër asaj që po ndodh në Ballkanin Perëndimor. Dhe më shumë se kjo, ne duam të shohim një angazhim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet tek ne”, tha Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai theksoi se është bërë një përparim i rëndësishëm nën presidencën kroate në mars, kur vendet anëtare, pas disa vonesash, më në fund ranë dakord për të dhënë dritën jeshile për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se qëllimi i Gjermanisë është të zhvilloj konferencën e parë ndërqeveritare në dhjetor të këtij viti.

“Ne e shohim veten si lehtësues të ndershëm për të ndërtuar ura të qëndrueshme për të gjithë dhe për të diskutuar çështje me partnerët tanë bullgarë, sepse ne duhet të punojmë në bazë të asaj për të cilën kemi rënë dakord së bashku, nuk duhet të vendosim kritere dhe kushte shtesë që nuk figurojnë në përfundimet e Këshillit (nga marsi, nëntori)”, tha Ministri Roth, i cili realizoi takim me zv. kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori