Miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka dështuar dy herë në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq bizneset në vend po këmbëngulin që sa më parë të kalojë ky Projektligj.
Në mungesë të kuorumit, të enjten e kaluar deputetët e Kosovës sërish kishin dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. Në seancë kishin marr pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.
Ky Projektligj, po ashtu nuk kishte marrë votat në lexim të parë as në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.
Përfaqësues të bizneseve kanë kërkuar që ky Projektligj të miratohet sa më parë, pasi sipas tyre, ka rritje të shpenzimeve të familjeve dhe bizneseve.
“Kuvendi dhe Qeveria duhet ta gjejnë formën që të arrihet një pajtueshmëri për temat kombëtare. Ky Projektligj duhet të miratohet sa më shpejtë. Po flas për shtatorin, pasi që është muaji kritik, sepse ka rritje të shpenzimeve për secilën familje edhe për bizneset në përgjithësi”, kishte thënë për Telegrafin, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Në seancën e Kuvendit të mbajtur ditën e hënë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike janë përplasur lidhur me mos votimin e këtij Projektligji.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi tha se, kjo Qeveri nuk ka asnjë vullnet që ta miratojë këtë Projektligj, pavarësisht që opozita ka shpreh vullnet për bashkëpunim.
“Koalicioni qeveritar është i paaftë për me kaluar çfarëdo vendimi në Kuvend. Këta që janë sot në Qeveri kanë refuzuar me diskutuar për Pakon Financiare që i ndihmon qytetarët. Prej datës 7 prill nuk kanë qenë të gatshëm të diskutojnë për mundësinë për tejkalimin e situatës së rëndë të njerëzve duke ju mundësuar mi marr pagesat prej Qeverisë. Në muajt e fundit ka pasur vullnet prej opozitës, PDK-së veçanërisht që të gjejmë një rrugëdalje për t’i harmonizuar qëndrimet, asnjë vullnet s’ka ekzistua prej Qeverisë, veçanërisht LDK-së”, ka thënë Krasniqi, shkruan Telegrafi.
E pas kësaj deklarate, kishte reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se në tri seancat e fundit u ka bërë ftesë publike opozitës që t’i sjellin me shkrim propozimet që kanë dhe se ata do t’i marrin parasysh.
Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se, Qeveria nuk duhet të pret nga opozita që të sigurohen votat për ta kaluar këtë Projektligji.
“Numrat për ta votuar një Projektligj i keni, duhet t’i keni, nëse nuk i keni numrat për ta kaluar këtë, atëherë nuk i keni as për Qeveri. Qytetarët duhet ta dinë se për çfarë bëhet fjalë. Sepse kam përshtypjen se thirrja për ta votuar këtë Projektligj është më tepër për ta keq informuar qytetarin për situatën. Vetëm 31 vota nga 61 vota që duhet t’i ketë koalicioni, ka nevojë të kaloj ky Projektligj, pra vetëm 31 vota i duhen Qeverisë nga 61 që i ka, që do të duhej t’i kishte edhe prezent, nevojiten për ta kaluar këtë Projektligj. Këto 61 vota i gjetet për vete, e për qytetaret nuk po i gjeni. E keni mazhorancën e keni Qeverinë, atëherë kalojeni. Nga opozita nuk duhet t’i bëni që t’i bëni 31 vota nga 61”, është shprehur Selimi.
Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në seancën e fundit ka bërë thirrje tek të gjithë deputetët që të japin votën e tyre që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të kalojë në lexim të parë.
Haradinaj ka thënë se Projektligji duhet të kalojë në lexim të parë e më pastaj mund të plotësohet.
“Është presion i madh publik që të futet në rend dite ky ligj, dhe kërkojmë që të kalojë në lexim të pare dhe pastaj kushdo që ka vërejtje dhe sugjerime, le ti inkorporojnë gjatë leximit të dytë, është mundësia e amendamentit”, ka thënë Haradinaj.
Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025