LAJMI I FUNDIT:

Mëngjeset e shpejta: Si ta vishni fëmijën dhe ta filloni ditën pa stres

Mëngjeset e shpejta: Si ta vishni fëmijën dhe ta filloni ditën pa stres

Fëmijët e vegjël në gjithë botën janë të njëjtë për shkak që çdo mëngjes e fillojnë ngadalë apo ndoshta jo edhe aq shpejt. Aq më parë, janë të tillë kur duhet përgatitur për shkollë apo për kopsht

Nëse prindërit çdo ditë përballen me këtë problem, bëhen të dëshpëruar dhe pyesin se çfarë të bëjnë, transmeton Telegrafi.

Artikulli në portalin Fatherly, zbulon se si në mënyrë argëtuese të “përshpejtohet” fëmija i vogël, por që të përfshihet në lojë, në të cilën do të kënaqen fëmijët.


Loja quhet “Vishu dhe fshihu” dhe qe si funksionon kjo.

Përgatitni rrobat e fëmijës tuaj

Nëse fëmija varet nga zgjedhja juaj e rrobave, bëni gati që më parë rrobat që do t’i veshë, duke përfshirë edhe rrobat e brendshme, çorapet, madje edhe këpucët.

Nëse fëmija juaj ka mundësi që vetë t’i bëjë këto përgatitje, çojeni te dollapi dhe le të zgjedhë vetë.

2. Si të lozet

Dhe tani është koha për lojë, derisa jeni bashkë në dhomë, thoni vogëlushit që do të fshihet diku në banesë, por që para se të fillojë ta kërkojë, patjetër duhet sa më shpejt të vishet. Natyrisht, mund të bëjë edhe numërimin në gjithë procesin.

Kur fëmija të jetë tërësisht i veshur, mund të filloni ta kërkoni.

3. Gjeni vend të mirë për fshehje

Thjesht! Natyrisht, gjërat janë ndryshe nëse fëmija ende vështirë vishet, siç janë pantallonat, nëse i ka problem. Thoni fëmijës t’ju thërrasë dhe që do t’i ndihmoni.

Përse është e mirë kjo lojë për fëmijën?

Loja kukafshehtas do t’i ndihmojë që të zhvillojë motoriken e vet, por edhe ekuilibrin. Vetëbesimi gjithashtu është kontribut i mirë në këtë lojë, fëmija mëson, por edhe i merr vendimet vetë, sepse i zgjedh rrobat.

Në fund, ju do t’i keni disa minuta vetëm për veten. Pra, a nuk është kjo që të gjithë prindërit e dëshirojnë? /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Femra
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Për nënat
Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Flokë dhe stil
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmija juaj
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Kalo në kategori