Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme në Stamboll është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin sipas Thaçit, kanë zhvilluar një bisedë produktive.
Presidenti Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë që i bëri Erdogan.
Postimi i plotë i Thaçit.
“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Thaçi, transmeton Telegrafi.
Në takimin e sotëm ishte prezent edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, kurse takimi u zhvillua në rezidencën presidenciale Vahdettin në Stamboll.
Thaçi, ka realizuar udhëtimin e parë jashtë shtetit, në Turqi, prej fundit të qershorit të këtij viti kur Gjykata Speciale propozoi aktakuzë ndaj tij. Derisa ishte nisur nga Prishtina për në Vjenë e pastaj do të shkonte në SHBA, Presidentit iu ndalë në gjysmë rrugëtimit drejt Shtëpisë së Bardhë pasi Specialja lëshoi njoftim se ka propozuar aktakuzë ndaj Thaçit /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'