Osmani: Të ndryshohet Ligji për Prokurimin Publik, kompanitë prodhuese e shërbyese vendore të kenë preferenca në çmim gjatë procesit të tenderimit
Me ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik, duke ofruar preferenca gjatë procesit të tenderimit, kompanive prodhuese dhe vendore do t’ju mundësohet qasja në të dhe t’i fitojnë ato.
Kështu thotë sekretari i përgjithshëm i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Vllaznim Osmani në një intervistë për Telegrafin.
“Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka filluar iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik, ku duke e marr parasysh që qeverisja qendrore dhe ajo lokale në buxhetin e tyre, një pjesë të konsiderueshme e harxhojnë gjatë pjesës së prokurimit publik. Për momentin, kompanitë tona, qofshin prodhuese apo shërbyese, qasja në tenderë publik apo mundësia për t’i fituar këta tenderë është mjaftë e vogël. Për ne është shumë e rëndësishme që këto kompani të kenë mundësi më të mëdha, pra të qasen në pjesën e tenderimit, por në fund t’i fitojnë ato”, thotë Osmani.
Ai thotë se në emër të zhvillimit ekonomik, shumë shtete u japin preferenca kompanive vendore në procesin e tenderimit.
“Mos të harrojmë se shumë shtete, gjatë pjesës së tenderimit, iu japin preferenca kompanive vendore në emër të zhvillimit ekonomik, qoftë në nivel të përgjithshëm apo për zhvillim lokal, por edhe në emër të mbrojtjes së ambientit. Një diçka të tillë po e kërkojmë edhe ne. Kjo bëhet duke ndryshuar nenet e caktuara. Për shembull, kur një kompani vendore konkurron në tender publik , për produktin e kualitetit të njëjtë, me çmim të njëjtë, atëherë t’i jepet përparësi që ta fitoj tenderin. Kjo ka domethënie të madhe, si në aspektin e zhvillimit të kompanisë, si në aspektin e zhvillimit të qëndrueshme ekonomik lokal, qoftë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin shoqëror”, thotë ai.
Osmani shton se në periudhën në të cilën gjenden kompanitë vendore, masat jokonvencipnale janë të nevojshme.
Ai tregon se tashmë këto masa janë ndërmarr në shume shtete të ndryshme për t’i ndihmuar bizneset vendore.
“Ne po kërkojmë ndryshimin e Ligjit, ku duhet të parashihen preferenca në çmim për kompanitë vendore, atyre prodhuese dhe shërbyese. Këto preferenca i kanë pasur shtetet e tjera, të cilat gjatët fazës për anëtarësim në Bashkim Evropian, kanë filluar t’i zvogëlojnë nga viti në vit. Ne nuk kemi pasur preferenca të tilla, por kurrë nuk është vonë. Andaj, në fazën në të cilën jemi, masat jokonvencionale janë mese të nevojshme. Masat e tilla tashmë janë ndërmarr nga shtetet e ndryshme, siç janë Bosnja e Hercegovina, apo dhe Republika e Çekisë e cila është në proces të marrjes së masave preferenciale, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin masa të tilla të cilat faktikisht i jepen përparësi kompanive vendore. E gjithë kjo është në emër të zhvillimit, qëndrueshmërisë ekonomike dhe ruajtjes së ambientit. Është shumë e rëndësishme, sidomos tani, sa më shumë të mira materiale të mbesin në Kosovë”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Votuesit e Kalifornisë refuzojnë masën që do të kishte rritur pagën minimale në nivelin më të lartë të vendit, 18 dollarë në orë
Këtë Black Friday nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye!
Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme, Murati: Mbi 72 mijë familje përfituese
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme, Murati: Mbi 72 mijë familje përfituese
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!
XO Havana – Alternativë ORGANIKE për ata që e duan klasikën në avullosje
Këtë Black Friday nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian