LAJMI I FUNDIT:

Mourinho pyetet për ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës ndaj Shkëndijës, thotë se do ta analizojë kundërshtarin

Mourinho pyetet për ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës ndaj Shkëndijës, thotë se do ta analizojë kundërshtarin

Jose Mourinho me të drejtë nuk ishte aspak i kënaqur me lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Lokomotiv Plovdiv, ndërsa u ndal dhe foli disa fjalë për kundërshtarin e radhës, Shkëndijën.

Bullgarët ishin në epërsi, por në fund mbetën pa dy lojtarë dhe u lejoi Tottenhamit rikthimin në lojë.


Pas ndeshjes, trajneri portugez foli për kundërshtarin e radhës në kualifikimet për Ligën e Evropës, që do të jetë Shkëndija, e cila e kaloi me sukses Botosanin e Rumanisë.

Jose Mourinho, gjatë ndeshjes me Lokomotiv Plovdiv (Foto: Nikolay Doychinov/Getty Images)

“Me një ndeshje është gjithmonë rrezik. Po të kishte dy ndeshje do të mund të relaksoheshim pak. Tani nuk është kështu. Do të jetë e rrezikshme edhe në Maqedoni”.

“Sinqerisht nuk di asgjë për Shkëndijën, do ta filloj analizën kur të vijë koha”.

“Ne do të duhet të luajmë së pari kundër Southampton dhe pastaj ndaj Leighton Orient”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

Premier League
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare

Boks
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro

Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro

Bundesliga
Kalo në kategori