Përshëndetje emocionuese e Vedat Muriqit me Fenerbahcen – presidenti dhe legjenda e klubit turk me fjalë të mëdha për sulmuesin
Largimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce është përcjell me respekt, por edhe mërzi nga klubi i madh turk.
Si rrallë herë në futboll, ndarja e futbollist tonë me klubin e tij ka qenë vëllazërore dhe e ndjerë.
Pasi nënshkroi me Lazion, Muriqi është kthyer në Stamboll për t’u ndarë përfundimisht me ish-skuadrën e tij.
Nga ura e Stambollit, Muriqi është paraqitur në një video lamtumirëse me presidentin e klubit, Ali Koc dhe legjendën e futbollit turk, Emre Belezoglu.
Presidenti i klubit, Koc, ka thënë se në brendësi janë të thyer që Muriqi po largohet, pasi ai për një vit ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të klubit.
“Para nisjes së sezonit të ri, brendësia jonë është e thyer, pasi vëllai jonë do të largohet nga ne”.
“Edhe pse qëndroi vetëm një vit me ne, ne të gjithë shumë e deshëm, tifozët e deshën, pasi me zemrën e tij të madhe bëri gjithçka çfarë mundi për Fenerbahcen. E kemi të vështirë që ta plotësojmë vendin e tij. Besojmë që edhe në Itali, sikurse qe ka pasur ngritje edhe atje do të shkëlqejë. Rruga e mbarë i qoftë, zoti e ndihmoftë. Në emër të Fenerbahces i uroj më të mirat”, ka thënë Koc.
Muriq në anë tjetër shtoi se ka qenë nder dhe krenari që të vesh një fanellë si ajo e Fenerbahces.
“Ta vesh këtë fanellë për mua ka qenë nder dhe krenari dhe për këtë ju falënderoj. Po filloj një aventurë të re dhe nuk kam dyshim që do të jeni me mua. Zemra ime është me ju dhe në fund të sezonit pres të bëhemi kampion. Ju dua të gjithëve dhe shihemi”, deklaroi Muriqi.
Başkanımızın ve Emre Belözoğlu’nun Vedat Muriqi’ye vedası… pic.twitter.com/32deasuTxd
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 17, 2020
Në anën tjetër ish kapiteni Emre Belozoglu, ka shtuar se gjithmonë dera e klubit do të jetë e hapur për sulmuesin shqiptar.
“Si njeri dhe si lojtarë jam kënaqur të luaj me Vedatin. Unë besoj që zemrat tona gjithmonë do të jenë bashkë. Kjo derë është gjithmonë e hapur për ty dhe i uroj suksese në karrierë”, deklaroi ai.
Muriqi i ka mbushur arkat e klubit të Fenerbahces me 18 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tuchel zbulon ‘sekretin’ e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu
Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën
Nuk duan as ndihmën e tyre, rusëve dhe bjellorusëve u ndalohet edhe të dalin vullnetarë në Lojërat Olimpike
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?