LAJMI I FUNDIT:

Liria e Prizrenit do t’i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për paratë që i takojnë për shitjen e Vedat Muriqit, klubi i Lazios tashmë është njoftuar në detaje

Liria e Prizrenit do t’i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për paratë që i takojnë për shitjen e Vedat Muriqit, klubi i Lazios tashmë është njoftuar në detaje

Vedat Muriqi ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur italian Lazio, duke mbyllur aventurën një vjeçare te Fenerbahce.

Sulmuesi shtatlartë nga Prizreni karrierën e ka nisur në klubin ikonë të Kosovës, Liria, duke luajtur nga viti 2006 deri në vitin 2012.


Sekretari i përgjithshëm i klubit  të Lirisë, Bashkim Kajdomçaj, në një intervistë për Telegrafin ka zbuluar se klubi prizrenas do të ankohet në instancat më të larta të futbollit si FIFA dhe UEFA, duke kërkuar parat e solidaritetit dhe stërvitjes për lojtarin.

Muriqi në aksion në ndeshjen Liria – Vëllaznimi

“Liria ka angazhuar një zyre ligjore në Holandë. Do të bëjmë padi në FIFA dhe UEFA. Dyshojmë që e kaluara në klubin e Lirisë është fshirë nga klubet në Shqipëri. Ne do të kërkojmë kompensim për çdo transferim te tij, por edhe të lojtarëve të tjerë. Rasti tjetër është i Enis Gavazajt”.

Pasaporta e futbollistit Vedat Muriqi

“Ne kemi dokumentet që e vërteton se Vedat Muriqi ka qenë futbollist i Lirisë nga viti 2006 deri në vitin 2012. Po ashtu ne kemi kontratën profesionale dhe kartonin e futbollistit që njihet si pasaportë e futbollistit”.

Ndeshjet ku Muriqi luajti startues dhe shënoi gola

“Klubi ka të gjitha vërtetime dhe procesverbalet e ndeshjeve kampionale në Kosovë ku ka luajtur Muriqi, madje edhe ka shënuar gola. Ai e ka nisur karrierën tek ne dhe nga Liria është ftuar edhe në grupmoshat e Kosovës. Për shkak të trupit të gjatë ai ka luajtur në tri pozita, edhe në mbrojtje”, ka thënë Bashkim Kajdomçaj për Telegrafin.

Ndeshjet tjera ku Muriqi shënoi gola

Sa i përket të kaluar se Muriqit tashmë është njoftuar edhe klubi  më i ri, Lazio, me një shkresë zyrtare nga klubi i Lirisë.

“Sot i kemi shkruar edhe Lazios ku i kemi bërë të ditur që Vedati ka luajtur tek ne, duke i dhënë edhe detajet”, deklaroi Kajdomçaj.

Sekretari i përgjithshëm i klubit  të Lirisë, Bashkim Kajdomçaj

Liria nuk ka dashur të flas fillimisht në lidhje me rastin, por ka preferuar të ndjek rrugët ligjore, por kur media në Shqipëri shkruan se Besa e Kavajës dhe Teuta e Durrësit do të përfitojnë pasi e kanë rritur lojtarin, atëherë klubi që e ka formuar realisht Muriqin, ka vendosur të shpalos faktet e tyre.


Liria zyrtarisht i shkruan Lacios

Në letër mes tjerash theksohet, se Vedat Muriqi ka dalur nga KF Liria.
Lidhur me këtë, Lacios i është kërkuar, që Liria të përfshihet në shumën që i takon në këtë transfer sipas rregullores mbi transferimin e lojtarëve.

Më poshtë letra në gjuhën shqipe dhe angleze, drejtuar klubit të Lacios.

I dashur Presidenti i Klubit Lazio,
I dashur Sekretar i Përgjithshëm,

Së pari pranoni përshëndetjet tona sportive nga klubi i futbollit Lira nga qyteti i Prizrenit, Kosovë.

Arsyeja pse po ju shkruajmë juve ka të bëjë me transferimin e fundit të klubit tuaj për lojtarin Vedat Murici nga klubi i futbollit Fenerbahçe.

Ne dëshirojmë t’ju informojmë paraprakisht se futbollisti Vedat Murici, është një lojtar që është rritur dhe zhvilluar si futbollist nga akademia e shkollës sonë të futbollit.

Vedati Muriqi, ka luajtur në klubin tonë për herë të parë si një futbollist profesional (bashkangjitur ju keni kontratën e tij me klubin tonë të verifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës) për të vazhduar karrierën e tij të bujshme në Shqipëri dhe më pas në Turqi.

Pas konsultimeve me Federatën tonë të Futbollit dhe njohës të mirë të rregullave të FIFA-s po ju shkruajmë zyrtarisht, që gjatë procedurave të transferimit për lojtarin midis SS Lazio dhe Fenerhbahce SK, duhet të merrni parasysh gjithashtu kompensimet për klubin tonë gjithmonë sipas rregullave të parashikuara nga FIFA.

Si provë që lojtari në fjalë është rritur dhe doli si futbollist nga klubi ynë, ju mund t’i gjeni bashkangjitur këto prova:

1. Kontrata profesionale e lojtarit me klubin tonë
2. Pasaporta e lojtarit, lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës
3. Letër konfirmimi nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Shpresojmë që ju të merrni në konsideratë kërkesën tonë zyrtare, dhe duke përdorur personat kompetent për transferime nga klubi juaj, përveç detyrimeve të transferimit për KF Fenerhbahce, të përmbushni edhe detyrimet e parashikuara nga rregullat e FIFA-s për Klubin tonë.

Ndjehuni te lire te kontaktoni me Federaten e Kosoves.

Duke ju uruar një kampionat të suksesshëm, ju dëshirojmë shëndet dhe fat.

Me respekt,
KF Liria
Qemal Krasniqi
Kryetar


Sipas llogaritjeve nga klubi i Lirisë, atyre do tu takojnë afërisht 1 milion euro për transferimin  fundit, ndërsa do të kërkojnë kompensim edhe për transferimet e kaluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori