Nga: Kastriot Dervishi
Partia e Punës i ndiqte me shqetësim zhvillimet në Lindjen e Europës, aty ku faktori Regan e më pas Bush kishin nisur rrëzimin e regjimeve komuniste, dikur satelite të Moskës. Pavarësisht zhvillimeve, komunistët e Shqipërisë mendonin se do ta shpëtonin regjimin e tyre të terrorit duke e mbajtur shpresën te indoktrinimi i thellë politik e propagandistik ku kishin katandisur popullin shqiptar, të cilin e kithin kthyer në një qenie pa asnjë lloj dinjiteti, të uritur, rreckosur dhe deformuar krejtësisht. Për ngjarjet në Berlin, fjalimi i parë i Ramiz Alisë është ai i datës 25 nëntor 1989 me sekretarët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Hekuran Isai, Lenka Çuko dhe Foto Çamin. Fjalimin e nisi me atë që ai e quante “luftë kundër revizionizmit”. Bie në sy fakti se Alia kërkon t’i përballojë ndryshimet me rritje të propagandës.
***
Mbledhje sekretarëve të KQ, 25 nëntor 1989 (ekstrakt)
Ramiz Alia: Lufta ideologjike kundër revizionizmit ka zënë kurdoherë një vend të rëndësishëm në propagandën tonë, por sot, kur kanë ndodhur ndryshime të dukshme në situatën ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Lindjes Europiane, ajo duhet të bëhet më e mprehtë. Ngjarjet në Europën Lindore flasin qartë për degjenerimin e plotë politik, ideologjik, ekonomik e moral të revizionizmit në këto vende. Këtë degjenerim, borgjezia ndërkombëtare dhe reaksioni, të cilët kanë qëllim të diskreditojnë socializmin e ideologjinë e tij, të largojnë nga revolucioni proletariatin dhe të përjetësojnë rendin kapitalist, e paraqitën si dështim të socializmit dhe e trumbetojnë nëpërmjet mjeteve të informacionit. Në këto kushte propaganda jonë duhet të intensifikohet, duke iu kundërvënë me vendosmëri e me argumente të forta borgjezisë, të konfirmojmë që në këto vende nuk dështoi socializmi, por revizionizmi, të shpjegojnë që sa ka shtypje e shfrytëzim, do të ketë revolucion e komunizëm. Detyra jonë është të shikojmë pozitën tonë ndaj demokracisë, ndaj mendimit të masave, ruajtjes së interesave të shoqërisë, të grupi e të individit, respektimit të të drejtave të tij, nëse kemi këtu ndonjë gjë për të përmirësuar apo jo; të forcojmë përditë demokracinë tonë socialiste, rolin e masave dhe të individit; të zhvillojmë përditë luftën kundër burokratizmit. Në qoftë se nuk do të veprojmë kështu, bëjmë gabim të madh, sepse kufizojmë forcën e partisë në një grup njerëzish. Kurse forca e partisë është dhe duhet të jetë te populli, te masat punonjëse….Ne nuk kopjojmë nga të tjerët dhe për këtë u futë, më lu ftë me të gjithë revizionistët që u larguan nga rruga socialiste, që braktisën marksizëm-leninizmin. Ndryshimet që kemi bërë I kanë haopur rrugë zhvillimit ekonomik, politik, ideologjik e social të vendi, kanë qenë të dobishëm për popullin e socializmin.
Hekuran Isai: Partia nuk ka lënë të akumulohen problemet më shqetësuese.
Ramiz Alia: Problemet që kanë lindur, partia u ka dhënë në kohë zgjedhje racionale, duke çuar përpara ndërtimin e socializmit në vend, dhe në plenumin e 8-të të KQ të Partisë (25-26 shtator 1989-shënim) ne theksuam se vendi ynë do të vazhdojë të ecë i patundur në rrugën socialiste, do të zbatojë me besnikëri marksizëm-leninizmin, mësimet e partisë e të shokut Enver.
Lenka Çuko: Të tjerët janë të bindur që Shqipëria socialiste nuk ndryshon, nuk largohet nga rruga socialiste.
Ramiz Alia: Po, se e shikojnë që situata në vendin tonë është ndryshe nga situata në vendet e Lindjes dhe të marrim masa për të forcuar partinë, rolin e saj udhëheqës, për të forcuar pushtetin popullor e demokracinë socialiste, duke thelluar luftën kundër burokratizimit, për të rritur efektivitetin e ekonomisë… Prandaj, Foto, është detyrë e domosdoshme të zbërthehen tezat më themelore të lu ftës që ka bërë partia jonë kundër revizionizmit me institucionet më të rëndësishme të shtypit e të propagandës. Propaganda jonë duhet t’u përgjigjet me shkathtësi dhe zgjuarsi fushatës së tër buar që ka ndërmarrë borgjezia dhe reaksioni ndërkombëtar kundër socializmit. Ne duhet të jemi në pozita sulmuese për të mbrojtur pozitat tona, për të propaganduar vijën tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A