LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi po përhapet shumë shpejt në Indi, por diçka tjetër po i shqetëson më shumë ekspertët

Coronavirusi po përhapet shumë shpejt në Indi, por diçka tjetër po i shqetëson më shumë ekspertët

Në Indi, e cila renditet e dyta në botë për nga numri i të infektuarve, numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit nga coronavirusi ka kaluar pesë milionë.

Virusi është përhapur më shpejt në këtë vend se në çdo vend tjetër në botë që nga fillimi i pandemisë, me një rritje të përditshme të numrit të pacientëve prej 90 mijë. Sidoqoftë, kjo nuk është ajo që i shqetëson më shumë ekspertët kur bëhet fjalë për situatën epidemiologjike në Indi.


Vendi me 1.3 miliard banorë regjistroi pak më shumë se 80 mijë vdekje nga COVID-19. Sidoqoftë, shkalla e vdekjeve në Indi – e llogaritur nga numri i vdekjeve për 100 raste të konfirmuara – është 1.7 për qind dhe është çuditërisht e ulët krahasuar me vendet e tjera me një shkallë të lartë të infeksionit, transmeton Telegrafi.

Për krahasim, shkalla e vdekjeve në Amerikë javën e kaluar ishte rreth tre për qind, në Britaninë e Madhe 11.7, dhe në Itali 12.6, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Qeveria indiane pretendon se shkalla më e ulët e vdekshmërisë në Indi është një shenjë e suksesit të saj në përballje me krizën.

Ndryshe, shumë ekspertë në Indi paralajmërojnë se shifrat nuk zbulojnë shkallën e plotë të krizës dhe se mbështetja tek ata në marrjen e vendimeve për heqjen e masave mund të përkeqësojë në mënyrë drastike situatën tashmë të keqe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori