LAJMI I FUNDIT:

Tashmë konfirmohet edhe zyrtarisht: Ramadani trajner i Prishtinës në vend të Dallkut

Tashmë konfirmohet edhe zyrtarisht: Ramadani trajner i Prishtinës në vend të Dallkut
(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Prishtina ka angazhuar kryetrajnerin e 23-të pas luftës. Ish-kapitenin dhe kryetrajnerin Armend Dallku, do ta pasojë trajneri 42 vjeçar, i lindur në Shkup më 21 janar, 1978, Zekirija Ramadani – thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Ramadani para Prishtinës ka udhëhequr Shkupin (2014-2015 dhe 2018), Flamurtarin e Vlorës (2016), Trepçën ’89 (kampion, 2017), Feronikelin (2017 dhe kampion, 2018/19).

Si futbollist, ai është paraqitur për Shkëndijën (1995-1999 dhe 2009/10), Shkupin (1999-2004), Bashkimin Kumanovë (2004/05), Vëllazërimin Kërçovë (2005), Belasitsa Bullgari (2006/07), Rabotniçki (2006), Besa Kavajë (2007/08), Qarabag Azerbajxhan (2008/09), Vardar (2010) dhe Flamurtari Vlorë (2010/11).


Ramadani kundër Prishtinës ka udhëhequr në katër ndeshje Feronikelin (një fitore, dy barazime dhe një humbje, 2-2) dhe me Trepçën ’89 dy ndeshje (një barazim dhe një humbje, 1-1).

“Është privilegj i madh për mua të udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe në drejtuesit”, citohet të ketë thënë trajneri i ri.

Në ndërkohë, në publikimin zyrtar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Dallkun, shkruan:

Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun

Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës

Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.

Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72 për qind të suksesit, 23 fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje me goldallim 73-25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare.

Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës.

FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës.

Në trend Sport

Më shumë
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo

Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo

Serie A
Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit

Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit

Serie A
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Bundesliga
Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Juventusi do ta mbyllë këtë javë transferimin e mbrojtësit sllovak

Juventusi do ta mbyllë këtë javë transferimin e mbrojtësit sllovak

Serie A
Kalo në kategori