Shmangia e darkës, nëse dëshironi të humbni kilogramë apo thjesht jeni të lodhur për të përgatitur diçka, nuk është vendim i mençur – thonë ekspertët.
Nëse nuk hani darkë, ndjenja e urisë mund t’ju mbajë të zgjuar për një kohë të gjatë ose mund t’jua çrregullojë gjumin, prandaj ekspertët paralajmërojnë që të mos shkoni në krevat të uritur.
Nëse mund të siguroni gjumë prej shtatë deri në nëntë orë, është gjë e përsosur, sidomos nëse jeni shumë të angazhuar dhe keni punë nën stres.
Gjumi i mirë është thelbësor për rikuperimin e energjisë që do t’i mundësojë organizmit që të përballet me sasinë e madhe të stresit.
Mirëpo, siç shkruan Health Digest, ndjenja e urisë mund t’jua shtyjë gjumin dhe në këtë mënyrë do ta tejkaloni fjetjen cilësore dhe do ta shtoni dozën e stresit.
Si rrjedhojë, mungesa e gjumit mund të jetë ndikim në disponimin tuaj dhe gjasat janë të mëdha që në ditën pasuese të jeni të rraskapitur dhe të nevrikosur.
Mungesa e karbohidrateve (të nevojshme për prodhimin e serotoninës) do ta përkeqësojë situatën tuaj emocionale, sidomos nëse keni çrregullime ankthi apo depresioni,
Për këtë arsye, përpiquni të hani një darkë të shëndetshme, para se të shkoni në krevat, por këtë bëjeni së paku dy-tri orë para gjumit, sepse darka e vonshme shkakton djegësimë në lukth, refluks dhe çrregullime të tretjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City