LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Policia ka shqiptuar mbi 18 mijë gjoba që nga miratimi i Ligjit për pandeminë, kryesisht për mos-mbajtje të maskës

Qalaj: Policia ka shqiptuar mbi 18 mijë gjoba që nga miratimi i Ligjit për pandeminë, kryesisht për mos-mbajtje të maskës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka njoftuar se që nga miratimi i Ligjit anti-COVID-19, Policia ka shqiptuar më shumë se 18 mijë gjoba për kundërvajtje, kryesisht për mos-mbajtje të maskës.

Qalaj tha se në 290 raste të tjera është zbatuar Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Që nga implementimi i këtij Ligji, Policia e Kosovës ka shkruar 18 mijë e 320 gjoba për kundërvajtje, që janë kryesisht gjoba për mos-përdorimin e maskës apo edhe disa rasteve tjera, dhe i kemi 290 raste ku është zbatuar Kodi Penal, pra nenet përkatëse të Kodit Penal”, tha Qalaj.


“Ndërsa që nga fillimi, këtyre 18 mijë gjobave i shtohen edhe 73 mijë e 226 fletëparaqitje që i kemi dërguar te inspektorët sanitar”, tha Qalaj.

Numri i policëve të infektuar me coronavirus, siç njoftoi Qalaj tashmë është shumë më i vogël, ku aktiv me COVID-19 janë edhe 117 policë nga 580 pjesëtarë të Policisë së Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori