Nëse keni menduar se motrat Kardashian nuk mund të jenë në tituj të mediave pas njoftimit të javës së kaluar që Keeping Up The Kardashians po mbaron pas 20 sezonesh , ato janë përsëri në krye të titujve me polemikat e reja rreth markës së veshjeve të Kim Kardashian.
Gjatë fundjavës, Skims, marka e rrobave të brendshme për formësim nga Kim, njoftoi fillimin e një linje për shtatzënat. Duke shfaqur sytjena të kapura që lejojnë gjidhënjen dhe kostume të trupit, Kim e përshkroi linjën si “zgjidhje”.
Në Instagram, ajo shkroi: “Ajo që keni pritur: Linja e materniteti nga @SKIMS do të vijë së shpejti! Prezantimi i Maternitetit Solutionwear që ofron më të mirën në rehati dhe mbështetje për ndryshimin e trupit gjatë dhe pas shtatzënisë”.
“Unë kurrë nuk kam veshur sytjena materniteti, sepse nuk kishte mundësi zgjedhje, kështu që kjo ishte me të vërtetë e rëndësishme për mua që të jem në gjendje të bëja një që ishte komode, por gjithashtu të bënë të ndjehesh vërtet mirë me veten dhe të bënte të dukesh mirë”, zbuloi Kardashin.
Sidoqoftë, kritikat ishin të shpejta, ato thanë se Skims po bënë presion ndaj grave për t’u dukur në një mënyrë të caktuar ndërsa ishin shtatzënë, shkruan Glamour, përcjell Telegrafi.
“Ju nuk keni nevojë të korrigjoni ose fshehni formën tuaj. Thjesht duhet të provoni këtë mrekulli dhe të bëni më të mirën tuaj për të qenë sa më të lumtura / komode gjatë shtatzënisë. Shtatzënia është mjaft e vështirë, me mjaft shqetësime tashmë”, shkroi prezantuesja dhe aktivistja e shquar Jameela Jamil në Twitter.
Përgjigja e Jameela u pasua shpejt nga një ushtri përdoruesish të zemëruar të cilët e quajtën Kim ‘injorante’.
Në përgjigje të polemikave, Kim shkoi në Instagram për të shpjeguar se linja e maternitetit “nuk është për dobësim, por për mbështetje”.
Në Instagram, ajo shkroi: “‘Kjo siguron mbështetje për të ndihmuar në peshën e pakëndshme që bartet në stomakun tuaj, e cila ndikon në pjesën e poshtme të shpinës – dhe ngjeshja në dollakë ndihmon në lehtësimin e dhimbjes të shkaktuar nga ënjtja”. Duke diskutuar problemet gjatë gjithë shtatzënisë së saj, ajo vazhdoi: “Ishte diçka për të cilën unë personalisht kisha nevojë kur isha shtatzënë”.
Shoqja e saj e vjetër, Chrissy Teigen u hodh në mbrojtje të Kim për të lavdëruar linjën e re, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe