LAJMI I FUNDIT:

Sharon Stone: “Të thuash se pamja s’ka rëndësi, është një gënjeshtër e madhe idiote“

Sharon Stone: “Të thuash se pamja s’ka rëndësi, është një gënjeshtër e madhe idiote“

“Ju nuk e kuptoni se sa rëndësi ka mënyra si dukesh, derisa fillon dhe nuk dukesh më si më parë,” tha Sharon Stone në një intervistë të fundit me Telegraph

Çdo pasiguri që Sharon kishte dikur, tashmë nuk ekziston më, megjithëse kjo nuk e bën atë që të mos kujdeset për veten. Për Sharon, shprehja “pamja s’ka rëndësi” është “një gënjeshtër e madhe dhe e idiote”.


Për këtë arsye, ajo i përmbahet një regjimi rigoroz stërvitor dhe kujdesi të lëkurës dhe trupit.

Gjatë intervistës, Sharon theksoi se është shumë rehat me veten dhe nuk lejon askënd që t’i thotë diçka për trupin dhe fytyrën, për një arsye: “Nuk është OK si dukuri”.

“Të gjithë trupat e grave kanë celulit, por ne kemi parë kaq shumë foto këmbësh me geta, ku modelet ishin në të vërtetë djem të rinj, si edhe shfaqje mode me vajza 14-vjeçare”.

Më pas, Sharon theksoi: “Nuk do të qëndroni vajzë e bukur përgjithnjë dhe me të vërtetë duhet të fillojmë të merremi me faktin se është më mirë të jesh një grua e rritur dhe inteligjente. Nëse partneri juaj nuk e kupton këtë, atëherë ai nuk është i rritur mjaftueshëm ndaj s’keni pse të qëndroni më bashkë.”

Shtojcë (meqë u përmend inteligjenca): Sharon Stone u dallua për inteligjencën e saj që në fëmijëri. Në moshën 5-vjeçare, ajo mbaroi klasën e tyre. Ishte 15 vjeç kur u pranua me bursë në kolegj. Koeficienti i saj i inteligjencës (IQ) është 154.

Referuar klasifikimeve të përgjithshme, njerëzit me IQ mbi 140 konsiderohen gjeni.

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori