LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi për 29 vjetorin e mëvetësimit të futbollit të Kosovës

Mesazhi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi për 29 vjetorin e mëvetësimit të futbollit të Kosovës

Sot janë bërë 29 vite kur futbolli kosovar u bë i pavarur.

Ishte 13 shtatori i vitit 1991 kur u zhvillua ndeshja e parë e mëvetësimit ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.

E për këtë datë të rëndësishme, numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i është drejtuar opinionit sportiv.


Mesazhi i plotë nga Agim Ademi:

Të dashur ish-drejtues të FFK-së,
Të dashur kontribuues, punëtorë sportivë e veteranë,
Të dashur futbollistë, trajnerë dhe drejtues klubesh!

Sot është një ditë e rëndësishme për futbollin e Kosovës. 29 vjet më parë nisi rrugëtimi i futbollit të pavarur. Ishte 13 shtatori i vitit 1991 dhe ndeshja Flamurtari-Prishtina, kur filloi etapa e re për futbollin tonë, që ishte degë e rëndësishme e zhvillimit të Republikës dhe që iu kundërvu suksesshëm okupuesit serb.

Asnjëherë nuk do të harrohen njerëzit vullnetmirë që dhuruan tokat e tyre për t’i shndërruar në fusha futbolli dhe që i dolën krahë kryesisë së parë të Federatës në krye me Agim Bytyqin. Edhe pse në kushte tejet të vështira, nën drejtimin e tij u arrit të bëhet një punë kolosale, të cilën më pas e vazhduan me sukses edhe dy drejtuesit e tjerë të FFK-së, i ndjeri Rexhep Abdullahu dhe Sabri Hashani, gjithmonë duke e zhvilluar futbollin dhe ligat sikurse të ishim te pranuar në UEFA e FIFA. Në atë periudhë u krijua edhe ekipi i Kombëtares së Kosovës në krye me përzgjedhësin e parë Ajet Shoshollin, që zhvilloi disa ndeshje ndërvite.

Pra, futbolli ynë ishte unik në të gjithë botën, ngase në një shtet që sapo kishte filluar të formohej po luhej futbolli me të gjitha rregullat e dy institucioneve ndërkombëtare, por që fatkeqësisht nuk pranohej sepse nuk lejohej nga regjimi i atëhershëm.

Atëbotë futbollin e ndiqte i gjithë populli sepse ishte mbijetesë në kushte okupimi dhe segment i shtetësisë së Kosovës. Përveç atyre që dhuruan tokat e tyre për t’i improvizuar në fusha futbolli, një pjesë tejet e rëndësishme ishin edhe biznesmenët donatorë, që nuk ngurruan të ndajnë mjetet e tyre çdo muaj për t’u mundësuar zhvillimi i garave. Solidarizimi në atë kohë ishte i jashtëzakonshëm, ku të gjithë protagonistët e një ndeshje futbolli (lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, delegatët dhe zyrtarët e klubeve) punonin vullnetarisht, vetëm e vetëm që futbolli të zhvillohej, ndonëse një periudhë e tillë zgjati për vite të tëra.

Ajo gjeneratë e futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe punëtorëve tjerë sportivë meriton respektin maksimal dhe kujdesin e veçantë për sakrificën e bërë, ngase futbolli u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, në fusha të improvizuara dhe nën maltretime të shumta të autoriteteve të atëhershme të instalura nga Serbia që kishin pushtuar çdo sferë të jetës në Kosovë.

Gjenerata e sakrificës tregojë durim, kulturë dhe dinjitet se si duhet futbolli dhe si respektohet shteti, teksa shumë prej futbollistëve të asaj periudhe ranë në altarin e lirisë në luftë me okupatorin serb. Sot, të gjithë ata vlerësohen si heronj të futbollit për sakrificën e bërë.

Kjo periudhë e vështirë gjithmonë do të jetë e shënuar me shkronja të arta në historinë e futbollit, sikurse edhe pjesa më e fortë e zinxhirit të vazhdimësisë deri te pranimi në UEFA e FIFA nën udhëheqjen e Legjendës, Fadil Vokrri.

Me këtë rast, falënderoj të gjithë ata futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, punëtorë sportiv, donatorë e kryetarë klubesh, si dhe kryetarët e Federatës dhe anëtarët e saj në vazhdimësi për punë të artë në kohëra të vështira. Gjithmonë do ta kujtojmë këtë periudhë me krenari e përgjegjësi!

Tani sfidat dhe objektivat tonë janë shumëfishë më të mëdha dhe së bashku me KE të FFK-së jemi duke punuar me strategji të qartë që futbollin e Kosovës ta çojmë në nivel edhe më të lartë, duke vazhduar ta bëjmë popullin tonë krenar me rezultatet dhe arritjet tona.

Me respekt
Agim Ademi, President i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori