Moratoriumi një vjeçar i Kosovës për mos aplikim në organizata ndërkombëtare po konsiderohet si suspendim i shtetit për këtë periudhë. Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po thonë se ky vendim është shumë i dëmshëm, pasi Kosova po heq dorë nga politika e jashtme.
Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se ky afat 1 vjeçar është vënë për të shfrytëzuar arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë. Derisa edhe e arsyetoi me argumentin se pa ndihmën e ShBA-së nuk mund të aplikojnë në asnjë organizatë multilaterale.
Në partinë e Albin Kurtit u shprehën për KosovaPress se Hoti në mënyrë të vullnetshme ka hequr dorë nga njohja e vendit. Zëdhënësi, Përparim Kryeziu thotë se ky veprim është i dëmshëm për vendin.
“Moratoriumi është suspendim i shtetësisë për një vit. Efektivisht çka ka thënë Kosova përmes kësaj marrëveshje është se për një vit shtetësia ime dhe elemente përbërëse të shtetësisë sime janë të pamjaftueshme që organizatat të pranojnë si palë të barabartë. Është suspendim i shtetësie dhe mos njohje ndaj vetës në mënyrë të vullnetshme. Atëherë si mund të ketë mundësi që një subjekt tjetër në të ardhmen mund të njeh Kosovës”, thotë ai.
Të ashpër për këtë vendim të qeverisë Hoti u shprehën edhe nga tabori i PDK-së.
Zëdhënësi i partisë, Avni Bytyçi thotë se ky është një veprim i palogjikshëm i kryeministrit Hoti.
“Është shumë e dëmshme, pasi për neve është e paqartë pse Kosova ka hequr dorë nga politika e jashtme. Cila është arsyeja, për neve është e palogjikshme pse kryeministri i një vendi të hekë dorë nga politika e jashtme sidomos kur është çështja e njohjes edhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, thotë ai.
E kryeministri përmes një konference për medie ditë më parë ka thënë se vendit i është kërkuar që gjatë kësaj periudhe të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë.
Ndërkohë theksoi se në asnjë organizatë ndërkombëtare nuk mund të aplikojnë kur se kanë mbështetjen e ShBA-së.
“Duhet të keni parasysh se asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk mund të sigurohet nëse nuk e kemi mbështetjen e ShBA-ve dhe vendeve kyçe të BE-së. Ajo që na është kërkuar është hajde të ulemi gjatë kësaj periudhe që kemi përpara të mundohemi të punojmë drejtë marrëveshjes finale. Nëse e lexoni me kujdes pikën që lidhet me këtë moratorium është sa i përket aplikimi në organizata ndërkombëtare. Ndërsa është moratorium për Serbinë për të ndaluar fushatën për çnjohje”, ka thënë ai.
Kosova vitet e fundit nuk ka mundur të bëhet pjesë e asnjë organizate ndërkombëtare. Vendi dështoi të anëtarësohet në UNESCO dhe Interpol. Ndërkaq përveç njohjes së fundit nga Izraeli, Kosova në dy vitet e fundit ka pasur regres sa i përket njohjeve zyrtare nga shtetet tjera./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë