LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Së shpejti fillon realizimi i pakos së katërt të masave ekonomike

Zaev: Së shpejti fillon realizimi i pakos së katërt të masave ekonomike

Kryeministri Zoran Zaev sot në Facebook shkroi se së shpejti do të fillojë realizimi i pakos së katërt të masave ekonomike, e cila përfshin ndihmë direkte për ekonominë dhe për qytetarët.

“I përfshijmë më të varfrit, që ta rrisim fuqinë e tyre blerëse, por edhe kompanive që të japin paga. Do të vazhdojë edhe ndihma për pagat në sektorët më të prekur. Do të ketë masa stimuluese edhe për kthim të punëtorëve të larguar nga puna në kohë krize, sepse dëshirojmë që ata që janë larguar të kthehen në punë, veçanërisht kur ka mungesë të fuqisë së kualifikuar të punës”, shkroi Zaevi.

Në status është theksuar se kartela pagesore do të marrin pensionistët me pensione nën 15.000 denarë, pjesa më e madhe e kërkuesve pasivë të punës dhe prindërit kryefamiljarë, ndërsa po bëhen vlerësime që punëtorët e falimentuar të cilët marrin kompensim prej 8.000 denarë, të marrin edhe një lloj ndihme.


Paralelisht me këtë, Zaevi paralajmëroi edhe financim të përforcuar të investimeve kapitale në realizimin e të cilit do të angazhohen kompanitë vendore.

“Në mënyrë aktive punojmë në procesin e gazifikimit, po rrumbullakohet unaza primare e rrjetit të gazsjellësit në shtet dhe së shpejti do të kërkojmë koncesioner i cili do të dorëzojë gaz deri te amvisëritë dhe fabrikat. Po fillon projekti “Çebren”, në vlerë ndërmjet 600 dhe 800 milionë euro. Duhet të fillojë realizimi i Qendrës Klinike në Shkup në vlerë prej mbi 500 milionë euro”, shkruan Zaev.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori