LAJMI I FUNDIT:

Thaçi përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

Thaçi përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u sulmuan Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon, duke thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në luftën e terrorizmit dhe ekstremizmit.

Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se ndanë dhimbjen me popullin amerikan, teksa falënderoi ata për mbështetjen që i dhanë Kosovës në kohë të vështira.


“Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit kurdo që cenohen vlerat tona të përbashkëta. Sot, sikurse edhe më 11 shtator 2001, ne ndajmë dhimbjen me popullin amerikan. Populli i Kosovës 🇽🇰 dhe populli amerikan 🇺🇸 janë të lidhur ngushtë me miqësi të përjetshme dhe u jemi mirënjohës përherë për mbështetjen e dhënë në ditët më të vështira për ne”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Postimi i plotë:

Me shumë dhimbje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, ku nga sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës. Por, po ashtu, kujtojmë edhe heroizmin e udhëtarëve në aeroplanin e United Airlines, që parandaluan një goditje tjetër terroriste duke sakrifikuar jetën e tyre me rrëzimin e këtij aeroplani në shtetin e Pensilvanisë. Në kundërpërgjigje ndaj këtyre akteve terroriste, nën udhëheqjen e SHBA-së më pas u krijua fronti global kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ku kontribut të madh ka dhënë edhe shteti ynë.

Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit kurdo që cenohen vlerat tona të përbashkëta. Sot, sikurse edhe më 11 shtator 2001, ne ndajmë dhimbjen me popullin amerikan.

Populli i Kosovës 🇽🇰 dhe populli amerikan 🇺🇸 janë të lidhur ngushtë me miqësi të përjetshme dhe u jemi mirënjohës përherë për mbështetjen e dhënë në ditët më të vështira për ne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori