LAJMI I FUNDIT:

Kërkoi dy milionë dollarë në muaj pas divorcit nga Dr.Dre, komedianët Andrew Schul dhe Akaash Singh krijojnë shaka se si do t’i shpenzojë Nicole Young

Kërkoi dy milionë dollarë në muaj pas divorcit nga Dr.Dre, komedianët Andrew Schul dhe Akaash Singh krijojnë shaka se si do t’i shpenzojë Nicole Young

Bashkëshortja e Dr.Dre, Nicole Young, së fundmi ka kërkuar dy milionë dollarë në muaj nga reperi mes ‘betejës’ për divorc.

Young, e cila dëshiron të divorcohet nga reperi pas 24 vitesh, paraqiti edhe disa kërkesa që kishin të bënin me reperin e popullarizuar amerikan.

E njëjta i kërkoi rreth dy milionë dollarë në muaj si dhe pesë milionë dollarë shtesë për shkak të divorcit, ndërsa raportohet se artisti i “The Next Episode” ka pasuri rreth 800 milionë dollarë.


Nicole Young dhe Dr.Dre (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Kjo çështje u komentua edhe nga komedianët Andrew Schul dhe Akaash Singh, të cilët në shoun e tyre “Flagrant 2 Clips” kanë folur për atë ‘se përse Nicole duhet t’i marrë dy milionë dollarë në muaj?’.

Të njëjtit më tej në formë shakaje thonë se një milion dollarë prej tyre janë vetëm për argëtim të ish-gruas së Dr.Dre, derisa një shumë prej tyre do të shkojë për bamirësi.

Bashkëshortja e Dr. Dre, Nicole Young kërkon dy milionë dollarë në muaj pas 'betejës' për divorc
Lexo po ashtu Bashkëshortja e Dr. Dre, Nicole Young kërkon dy milionë dollarë në muaj pas 'betejës' për divorc

Ata kanë diskutuar në detaje për paratë, formën se si do t’i shpenzojë një shumë kaq të madhe, si dhe ironizojnë me gjërat që do të bëjë.

Mes tjerash, Schulz dhe Singh thonë se arsyeja që ajo kërkoi këtë shumë është pasi ‘reperi ka qenë i dhunshëm dhe abuziv gjatë kohës që ishte me të’.

Ish-çifti ndërkohë kanë së bashku dy fëmijë: Truice Young dhe Truly Young. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori