LAJMI I FUNDIT:

Hoti nesër sërish në Bruksel

Hoti nesër sërish në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Kjo u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për media.


Ai gjatë kësaj vizite do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian.

Ndër të tjera do të takojë presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Takimi i Brukselit vie pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington me 4 shtator, njofton Telegrafi.