LAJMI I FUNDIT:

E sulmojnë dhe ia vjedhin telefonin dhe 20 euro në Prizren, arrestohen katër persona

E sulmojnë dhe ia vjedhin telefonin dhe 20 euro në Prizren, arrestohen katër persona
Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar një person tjetër si dhe i kanë grabitur një telefon dhe 20 euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Prizren.


Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar katër  të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit  duke sulmuar viktimën mashkull kosovar i kanë grabitur një telefon dhe 20 €uro  para te gatshme.  Nga të dyshuarit si provë materiale janë konfiskuar një veturë dhe pesë telefona mobil. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndaluar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/