LAJMI I FUNDIT:

PSG pa shtatë lojtarë kryesorë shkaku i COVID-19 të enjten ndaj Lens – trajneri Tuchel duhet të improvizojë një formacion edhe me lojtarët që nuk beson në ta

PSG pa shtatë lojtarë kryesorë shkaku i COVID-19 të enjten ndaj Lens – trajneri Tuchel duhet të improvizojë një formacion edhe me lojtarët që nuk beson në ta

Skuadra e PSG që do të rreshtohet kundër Lens të enjten për të filluar sezonin e tyre të Ligue 1, por skuadra që do të futet në fushë do të jetë pothuajse e panjohur nga ajo që luante në finalet e Ligës së Kampionëve.

Kampionët francezë janë shkatërruar nga coronavirusi dhe janë pa shtatë yje të ekipit të parë që iu është dashur të karantinohen.


Ajo që po i ndodh PSG-së, mund tu ndodh pothuajse të gjitha skuadrave në mesin e kampionatit, nëse i kap virusi njëjtë dhe lojtarët do të kenë kontakt njëri me tjetrin.

Kylian Mbappe është emri i fundit i madh që është goditur nga COVID-198, duke lënë Francën për ndeshjen me Kroacinë.

21-vjeçari do të humbasë ndeshjen e së enjtes kundër Lens dhe ndeshjen e madhe të së dielës ndaj Marseille së bashku me gjashtë lojtarë të tjerë.

Neymar, një tjetër lojtar i madh i PSG-së po ashtu nuk do të luajë.  Sipas L’Equipe , braziliani doli pozitiv pasi shkoi në një pushim të fund sezonit në Ibiza.  Me të ishin edhe Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, që po ashtu rezultuan pozitivë.

Dhe gjërat shkuan edhe më keq për PSG-në  vetëm dy ditë më vonë kur Mauro Icardi, Keylor Navas dhe Marquinhos po ashtu u raportuan se janë pozitiv me coronavirus.

Kështu që shtatë yje të ekipit startues do të mungojnë Thomas Tuchelit për dy ndeshjet e para të sezonit të tyre në Ligue 1.

Sergio Rico pritet të jetë në portë, ndërsa Thilo Kehrer mund të luajë në vend të Marquinhos.

Në mesfushë skuadra është solide pasi ka emra si Marco Verratti, Idrissa Gueye dhe Ander Herrera.

Në sulm mund të luajë Julian Draxler, Pablo Sarabia dhe Eric Maxim Choupo-Moting. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori