LAJMI I FUNDIT:

​Konjufca: Vjosa Osmani e ka dorën e shtrirë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për një bashkëpunim

​Konjufca: Vjosa Osmani e ka dorën e shtrirë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për një bashkëpunim

Lëvizja Vetëvendosje i ka “shtrirë dorën” e bashkëpunimit Vjosa Osmanit. Kështu sipas kësaj partie, do të arrihet çelësi i fitores, që siç e quajnë ata, të paparë të pasluftës së Kosovës. Megjithatë, sipas tyre, Osmani nuk ka thënë se aderon në LVV, por që tregon se dera e kësaj partie është e hapur për kryeparlamentaren.

Në një konferencë për media, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar përkrahjen e PDK-së e AAK-së për rrëzimin e qeverisë. Sipas saj, për procedim të mocionit të mosbesimit janë të nevojshme edhe nëntë nënshkrime.

“I bëj thirrje të gjitha partive të cilat kanë kundërshtime me këtë marrëveshje, e sidomos PDK-së dhe AAK-së të cilët kanë shprehur tashmë rezervat e tyre për një marrëveshje kaq të dëmshme që t’i japin nënshkrimet së pari për procedimin e mocionit. Sepse ju e dini që na duhen edhe nëntë nënshkrime, i kemi 31 të grupit tonë parlamentar, për ta proceduar atë na duhen edhe nëntë të tjera. Prandaj, ne përmes kësaj konference u bëjmë thirrje edhe një herë që subjektet politike apo grupet parlamentare që nuk pajtohen me këtë marrëveshje dhe që kundërshtojnë qasjen e kësaj qeverie në raport me dialogun me Serbinë që t’i japin nënshkrimet dhe të heqim qafe një qeveri që po i dëmton rëndë interesit e qytetarëve dhe të vendit”, tha ajo.


Haxhiu tha se në momentin kur kanë nisur mocionin, u kanë dërguar shkresë partive për përkrahjen e këtij mocioni. Mirëpo, sipas saj po ashtu ka pasur komunikime mes shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, por ende nuk kanë konfirmuar nëse do ta përkrahin këtë mocion.

Veç tjerash, anëtari tjetër i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka treguar edhe nëse Vjosa Osmani do të bëhet pjesë e kësaj partie. Ai ka njoftuar se është e paprecedent në atë se nëpër çka ka kaluar Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila çoi në largimin e saj nga kjo parti.

“Të përjetosh një përçmim të tillë nga partia jote, përderisa të vendosin për kandidate për kryeministre e pastaj të ndodhë aty një përjashtim i tillë, është e pafalshme dhe për çdo person që ka një minimum të dinjitetit njerëzor është e pa tolerueshme. Kështu që këto pakënaqësi e shprehur nga ana Vjosa Osmani, është e kuptueshme prej qytetareve të Kosovës. Ka të bëjë me faktin që një njeri ndjehet i tradhtuar nga bashkëpunëtorët dhe kolegët e vet për sa kohë që kur ju duhet e qesin para qytetarëve të Kosovës, si një logo të dëshirueshme dhe të mirë, por pastaj fillojnë ato procedurat e gjyqeve brenda partisë për me të përjashtua dhe me ta tregu vendin”, tha Konjufca.

Sipas Konjufcës, Osmani e ka ndërtuar identitetin e pavarur të saj politik, dhe se nuk ka thënë se do të bëhet pjesë e LVV-së. Megjithatë ai tha se Osmani e ka dorën e shtrirë të bashkëpunimit.

“Me sa unë e kam përcjellë qëndrimet e saj politike së paku të dy muajve të fundit, ajo e ka shprehur idenë që të vazhdojë alternativën e saj politike pa këta njerëz të cilët e kanë penguar dhe po e tradhtojnë. Ajo nuk ka thënë diçka të tillë që do të vijë në LVV. Ajo në LVV e ka përmendur vetëm në kontekstin e një bashkëpunimi, i cili do të ndodhë, dhe për të cilin është zotuar. Dhe këtë mendim e kemi edhe ne. Dhe unë mendoj që ajo do ta vazhdojë rrugën e saj e pa trembur, e pa kushtëzuar, e pa shantazhuar prej kolegëve të saj partiak. E ka dorën e shtrirë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për një bashkëpunim, i cili mendoj se do të jetë çelësi i një fitore të paparë në historinë e pasluftës të Kosovës. Dhe unë mendoj që kjo mundësi do të vijë shumë shpejt”, u shpreh ai.

Veç tjerash, Albulena Haxhiu tha se grupi i juristëve brenda LVV-së është duke e trajtuar shkeljen e neneve të Kushtetutës me nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit ku përfshihet edhe çështja e Ujmanit. Megjithatë, sipas saj ende nuk është vendosur se si do ta paraqesin në Gjykatën Kushtetuese. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori