Kryeministri Hoti uron Zoran Zaevin: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve
Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe nëpërmjet tij të gjithë qytetarët e këtij vendi.
Në mesazhin e urimit, Hoti ndër të tjera thotë që Qeveria e Kosovës është e vendosur t’i thellojë marrëdhëniet dypalëshe, në të mirë të prosperitetit dhe të ardhmes së të dy vendeve.
Më poshtë mesazhi i plotë i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti:
“I nderuar Kryeministër Zaev,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë kremteje, ne u gëzohemi sukseseve të Republikës së Maqedonisë në udhën e forcimit të institucioneve demokratike dhe të integrimit euroatlantik. Qeveria ime është e vendosur që t’i thellojë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale, në të mirë të prosperitetit dhe të ardhmes së dy vendeve tona. Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të sinqerta për festën Tuaj, i nderuar Kryeministër, më lejoni t’ju shpreh ndjenjat e konsideratës sime më të lartë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare