LAJMI I FUNDIT:

Kamala Harris: Me Bidenin president, maskat do të jenë obliguese në SHBA

Kamala Harris: Me Bidenin president, maskat do të jenë obliguese në SHBA

Kandidatja demokrate për postin e zëvendëspresidentes, Kamala Harris ka dhënë një intervistë të gjerë për CNN-in, ku ka folur edhe sa i përket pandemisë globale të njohur si COVID-19.

Kur u pyet për të sqaruar qëndrimin e kandidatit të partisë së saj për president, Joe Biden, senatorja Harris konfirmoi se do të ishte thjesht një standard, pra vendosja e maskave në fytyrë do të jetë obliguese, madje edhe ligjërisht, transmeton Telegrafi.


Trumpi tallet me Bidenin për mbajtjen e maskës në fytyrë
Lexo po ashtu Trumpi tallet me Bidenin për mbajtjen e maskës në fytyrë

“Do të ishte një standard”, tha Harris duke shtuar se “Kjo nuk ka të bëjë me përparësitë e Joe Bidenit dhe vetvetes, kjo nuk ka të bëjë me ndëshkimin. Nuk ka të bëjë me vëllanë e madh. Është thjesht ajo që duhet të bëjë një udhëheqës në kohë krizash. Ju shikoni luftën e dytë botërore, ju shikoni depresionin e madh ku udhëheqësit thanë, secili duhet të sakrifikojmë për hir të kombit dhe kolektivitetit”.

Senatorja e Kalifornisë nuk sqaroi se si do të zbatohej ky standard, përkundrazi, ajo fajësoi presidentin aktual, Donald Trump për “talljen” që i ka bërë kësaj situate.

Theksojmë se gjatë 24 orëve të fundit, Universiteti Johns Hopkins raportoi 44,452 raste të reja dhe 783 vdekje si shkak i coronavirusit.

Ndryshe, SHBA-të tani kanë të paktën 6,244,970 raste të të infektuarve me virus gjersa 188,538 njerëz kanë vdekur, sipas regjistrimit të Universitetit John Hopkins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori