LAJMI I FUNDIT:

Mancini zbulon gafën e lënies së Chiellinit në bankën rezervë: Nuk i kisha syzet

Mancini zbulon gafën e lënies së Chiellinit në bankën rezervë: Nuk i kisha syzet

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini rrëfen se aksidentalisht e la Giorgio Chiellinin në stol kundër Bosnjë-Hercegovinës, pasi nuk i kishte të vendosura syzet në sy dhe nuk e pa mirë fletën e formacionit.

Kishte konfuzion në ndeshjen e Ligës së Kombeve të premten në mbrëmje në Firence, pasi gazetarët ishin të gjithë të sigurt që Chiellini duhej të ishte titullar.

Kur Francesco Acerbi u shfaq në formacionin zyrtar, RAI Sport pretendoi se FIGC po përpiqeshin dëshpërimisht që UEFA ta ndryshonte atë, por u tha që kjo mund të bëhej vetëm nëse Acerbi dërgohej në tribuna për shkak të dëmtimit.


Megjithatë, trajneri i Italisë, Mancini ka pranuar fajin e lënies së Chiellinit në stol, pasi thotë se nuk i kishte syzet e vendosura në sy.

“Ishte faji im”, ka rrëfyer fillimisht Mancini në konferencën e tij për shtyp pas barazimit 1-1 me Bosnjën.

“Ata më treguan formacionin, nuk i kisha syzet dhe thjesht thashë që ishte mirë. Unë nuk e vura re që Acerbi ishte në vend të Chiellinit”.

“Sidoqoftë, ne kishim planifikuar fillimisht që Acerbi të luante një lojë dhe Chiellini një tjetër. Unë e kisha pyetur Giorgio nëse ai dëshironte të luante sot apo të hënën me Holandën, ai tha sot, por ne do të duhet ta ndërrojmë atë tani”.

“Nuk është sikur kemi zgjedhur një portier për një mbrojtës, nuk është një ndryshim masiv, por po, ishte një gabim”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Ndërkombëtare
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

La Liga
Kalo në kategori