Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural avokon interesat e sektorit të qumështit
Shefi i Kabinetit të ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Petrit Abdullahu gjatë ditës së sotme priti në takim Shefin e Kabinetit të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë, Albert Maxhuni, si dhe Shefin e Divizionit të Shëndetit Publik në kuadër të AUV-së, Flamur Kadriu ku biseduan për problemet me të cilat përballet sektori i qumështit në vendin tonë.
Gjatë takimit të sotëm, saktësisht është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit, përpunuesit dhe grumbulluesit e qumështit, ku Shefi i Kabinetit të MBPZhR-së, ka kërkuar nga Shefi i Kabinetit të MTI-së, që kërkesa në lidhje me ndarjen e produkteve me origjinë bimore dhe origjinë shtazore të fillojë të aplikohet së bashku me inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në marketet vendore.
Gjithashtu, Abdullahu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, ku gjatë inspektimit në markete vendore dhe në sektorët ku koncentrohen këto produkte të jetë prezent edhe personalisht si përfaqësues i interesave të bujqve dhe agro-përpunuesve vendorë.
Në takimin e mbajtur u diskutua edhe kërkesa tjetër e parashtruar nga Shefi i Kabinetit të MBPZhR-së që të sigurohet hapësira ligjore dhe mundësitë që disa prej produkteve të qumështit, nga prodhuesit vendorë, me afat të qëndrueshmërisë të merren si rezerva shtetërore nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
MBPZhR-ja vazhdimisht do të avokoj, për të gjithë sektorët që lidhen me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht, që të jetë sa më afër bujqve tanë, në këtë kohe kur aktivitetet e tyre bujqësore janë vështirësuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe