Mospërkrahja e mjaftueshme e Qeverisë është duke sjell në kolaps biznesin i cili edhe përkundër vullnetit që t’i mbajë në punë punëtorët, detyrohet t’i largojë puna. Për këtë arsye është shumë e nevojshme që Qeveria dhe Parlamenti të ndryshojnë qasjen ndaj biznesit me ndryshimin e ligjeve dhe rritjen e përkrahjes ndaj bizneseve, u tha gjatë takimit që Skender Krasniqi nga OAK pati me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit të Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi.
Temë kryesore e diskutimit përgjatë këtij takimi ishte gjetja e një mundësie për mos largimin e punëtorëve nga vendi i punës, pasi që kjo bartë në vete një risk të madh.
Në këtë takim u tha se pandemia COVID -19, ka atakuar më së tepërmi sektorin privat, pra vetë bizneset.
“Krasniqi dhe Jusufi, kanë bërë thirrje publike për të marrë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, përkrahje kjo për të cilën me të vërtetë sektori privat ka shumë nevojë. Në të kundërtën, shumë biznese do të shkojnë drejt falimentimit dhe mijëra qytetarë do të mbesin pa vende pune. Nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa ndonjë progres në ditët në vazhdim, rreth 100 mijë punëtorë rrezikohet të mbesin të pa punë”, u tha në takim.
Për këtë kërkohet subvencione nga ana e shtetit, në të kundërtën do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve tanë dhe të hyrat e shtetit, u tha në takim.
Në mes të tjerash, OAK vazhdon të ngrisë si çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, që secili punëtor duhet të jetë i pajisur me sigurimin shëndetësor dhe sigurimin në punë.
Ndërsa, kryetari i SPSPK-së bëri me dije se gjatë javës së ardhme do të mbajnë protesta para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të mungesës së përkrahjes nga ana e shtetit për punëtorët e Sektorit Privat, konkretisht, për pagesat shtesë të punëtorëve teknik-shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe