LAJMI I FUNDIT:

​Zemaj: Të burgosurit do të vazhdojnë̈ të marrin trajtime mjekësore pa u diskriminuar

​Zemaj: Të burgosurit do të vazhdojnë̈ të marrin trajtime mjekësore pa u diskriminuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit në Kosovë, me të cilin kanë shkëmbyer idetë dhe pikëpamjet për zhvillim e kulturës së qeverisjes së mirë, të administrim të mirë, transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike para qytetarëve të Kosovës.

Zemaj ka shkruar se Avokati i Popullit është njëri ndër institucionet garant të demokracisë, shtetit ligjor dhe i të drejtave të njeriut.

“Andaj, rekomandimet nga ky institucion synojnë të sjellin përmirësime në standardet dhe në cilësinë e shërbimeve të autoriteteve publike ndaj qytetarëve. Shpreha gatishmërinë time për të bashkëpunuar me këtë institucion shumë të rëndësishëm, i cili ndër të tjera është një mekanizëm ligjor edhe për mbrojtjen e personave të privuar nga liria, që shpeshherë qëndrojnë në institucionet shëndetësore. E të cilët do të vazhdojnë të marrin të trajtime mjekësore pa u diskriminuar”, ka shkruar ai.


Në trend Lajme

Më shumë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme

"Me të lyer me benzinë dhe me të djegë", gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë: Reagon AGK

Lajme
Të nxitura nga

Të nxitura nga "sfida" në "TikTok", shkon në numri 19 nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se lënduan duart me teh të mprehëseve të lapsave

Lajme
Kalo në kategori