LAJMI I FUNDIT:

Messi mund të largohet për 100 milionë euro nga Barcelona

Messi mund të largohet për 100 milionë euro nga Barcelona

Tarifa e transferimit të Lionel Messit thuhet se mund të shkurtohet deri në 100 milionë euro apo 600 milionë euro më pak se klauzola në kontratën e tij.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për të ardhmen e Messit, pasi sulmuesi argjentinas dorëzoi një kërkesë për largim nga Camp Nou.


Klubet e mëdha evropiane të gjitha po lidhen me një transferim të tij, por një gjë e tillë është shumë e vështirë.

Përshkallëzohet situata – Barcelona nuk e negocion çmimin, Messi largimin
Lexo po ashtu Përshkallëzohet situata – Barcelona nuk e negocion çmimin, Messi largimin

Messi pretendon se mund të largohet si lojtar i lirë një vit para përfundimit të kontratës, ndërsa drejtuesit e klubit nuk tërhiqen nga klauzola dhe kontrata e tij.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas tani thuhet se mund të lihet i lirë për një shumë relativisht të vogël.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Messi mund të lejohet të largohet nga Barcelona për vetëm 100 milionë euro.

Burime pranë situatës pretendojnë se një kompromis i rëndësishëm ka të ngjarë të arrihet në lidhje me çmimin e argjentinasit, i cili insiston në largim.

Messi pajtohet me kontratën 700 milionë euro te Manchester City
Lexo po ashtu Messi pajtohet me kontratën 700 milionë euro te Manchester City

Manchester City ka qenë i lidhur fort me një lëvizje për Messin, ndërsa së fundmi u publikuan edhe detaje të kontratës së tij të mundshme në Etihad.

Përveç Cityt, Messi është lidhur edhe me Interin, Juventusin, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedin. /Telegrafi/