LAJMI I FUNDIT:

Garat e djathit në Angli – një garë ku mund të thyesh edhe qafën

Garat e djathit në Angli – një garë ku mund të thyesh edhe qafën

Në Angli organizohet një garë e  pazakontë, ku mund të thyhesh qafën për një copë djathë. Quhet “gara e djathit”, dhe të gjithë garuesit vrapojnë nga maja e një kodre deri në fund të saj, për të kapur një copë djathë.

Thuhet që ky sport është bërë edhe nga romakët dhe se strategjitë e garës janë të ndryshme.


Mirëpo nëse arrini poshtë kodrës, ju pret një lojtar rugby.

“Të vraposh poshtë një kodre për një copë djathi. Thuhet që edhe romakët e kanë bërë atë. Strategjitë e garës janë të ndryshme. I pari është ai që vrapon më shpejt, ata që rrokullisen, valltarët dhe ata që kanë pakëz frikë. Me të arritur poshtë të ndal një lojtar rugby. Brinjët e thyer dhe tronditjet janë pjesë e garës”, shpjegohet në një video nga DW.

Mirëpo, pse e gjitha kjo?

Sipas organizatores Saraf Stevens, ekziston një teori romantike, ku burrat ia nisin vrapin teposhtë që të gjejnë gruan e tyre të ardhshme. “Por kush do të martohej me dikë me dorë apo këmbë të thyer? Në fund të garës të gjithë janë fitues. Sekreti është të mos vdesësh gjatë garës”, tha ajo.

Ndiqni videon më poshtë për të kuptuar këtë traditë të çuditshme djathi. /Telegrafi/ DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori