LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nga sot trajtimi i pacientëve me COVID-19 bëhet vetëm në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë

Krasniqi: Nga sot trajtimi i pacientëve me COVID-19 bëhet vetëm në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se nga sot do fillojë të lirohet Klinika e Neurologjisë nga pacientët të cilët po trajtohen aty për coronavirus.

Krasniqi në një konferencë për media tha se qëllimi është të lirohen klinikat e tjera në të cilat aktualisht po trajtohen pacientë me COVID-19.


“Gjendja e pacientëve vazhdon të mbetet e rënduar. Ende kemi pacientë në gjendje të rëndë dhe në numër të madh. Kemi vendosur që sot gradualisht të lirojmë Klinikën e Neurologjisë, nga data 21 në repartin e operativës së gjinekologjisë nuk ka pacientë me COVID. Sot pacientët që janë në repartin e neurologjisë do t’i bartim në Klinikën e Pulmologjisë dhe Infektologjisë, që të provojmë t’i kemi pacientët vetëm në këto dy klinika dhe t’i kthejmë shërbimet për pacientët e tjerë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se aktualisht janë mbi 40 pacientë në respiratorë.

“Edhe pse javët e fundit vërehet një trend i lehtë i numrave që kërkojnë trajtim në spitale, ende kemi numër të rënduar. Ende kemi mbi 40 pacientë në respirtatorë. Është mundësia e fundit e pacientëve për t’u ndihmuar dhe stafi po bëjnë të pamundurën tu vijnë në ndihmë”, pohoi ai.

Krasniqi ka thënë se qytetarët duhet të bartin maska, të mbajnë higjienën edhe distancën fizike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori