LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet, nuk janë akademia e Kosovës por pandemia e saj

Kurti: Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet, nuk janë akademia e Kosovës por pandemia e saj
Foto: Arkiv

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar për statistikat e fundit në të cilën Kosova doli e para me numrin më të madh të vdekjeve në një milion banorë nga COVID-19.

Në një shkrim në Facebook ka thënë se partitë e koalicionit bashkë-qeverisës po cenojnë edhe shëndetin publik.


“Raportimet vizuale nga dy medie ndërkombëtare e ilustrojnë qartë kontrastin në menaxhimin e pandemisë COVID-19 te ne. I pari, infografi (shih në fund të tekstit), është i 28 gushtit nga bloomberg.org, ku Kosova prin në botë për numrin e vdekjeve për 1 milion banorë. E dyta, videoja (https://youtu.be/aeT02XSCqoo), është e 13 majit nga MSNBC, ku te minuti 2:45 Kosova përmendet në mesin e shteteve më të suksesshme”, thotë ai.

Kurti ka krahasuar menaxhimin e pandemisë në kohën kur ai qeveriste me vendin dhe tani kur me shtetin udhëheqë Hoti i LDK-së.

“Në datën 13 maj, pikërisht kur qeveria jonë e mirë i pat mbushur 100 ditë, gazetari amerikan, për të shpalosur gjendjen e rëndë të krijuar nga virusi Corona në ShBA, merrte si shembull të shkëlqyer disa shtete mes të cilave edhe Kosovën. Shembujt që citonte dëftonin më së miri se menaxhimi i mirë i rrezikut të virusit Corona nuk varej nga fuqia apo madhështia e shtetit, por nga përgjegjësia e qeveritarëve të tij”.

“Që atëherë kanë kaluar më shumë se 100 ditë, e së shpejti do bëhen 100 ditët e qeverisë koti. Nga mediat ndërkombëtare po marrim statistika të përmbysura. Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit”, ka shkruar më tej.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se formimi i paligjshëm i një qeverie që ka mbledhur bashkë tërë përgjegjësit për hajninë 20 vjeçare të subjektivitetit politik dhe ekonomik të shtetit, për të cilët thotë se nuk ndalet vetëm në keqadministrimin e pasurive të vendit, as në dëmtimin e institucioneve, por edhe në dëmtimin fizik dhe psikologjik të popullsisë së vet.

“Qeveritarët e ardhur nga të gjitha partitë humbëse kanë mendjen të ndajnë postet dhe tenderët. Partitë tradicionale të korrupsionit, kur nuk e kanë më mundësinë të mashtrojnë votuesin, nuk ndalen më me vrasjen e ndërmarrjeve publike e institucioneve shtetërore, por cenojnë pa kthim edhe shëndetin publik”, thotë tutje.

Ai konsideron se LDK dhe kryeministri Hoti nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj.

“Afër 100 ditët e ‘institucionalizmit’ dhe akademikëve të propaganduar nuk ushqejnë trurin, por rrënojnë trupin. Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj. Kuadro të këtilla institucionaliste me shumë përvojë në menaxhim? Jo, faleminderit”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori