LAJMI I FUNDIT:

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët në Viti që të mobilizohen për të votuar për sovranitet më 9 shkurt. Sipas tij, gjatë katër viteve në pushtet, Kosovës ia kanë vendosur sovranitetin, e territorit ia kanë shtuar integritetin.

Kryeministri aktual i Kosovës, Kurti gjatë tubimit elektoral të premten në Viti, tha se kauza për sovranitet po thërret të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë në numrin 118.

“Ata që i takoni gjatë dy javëve të ardhshme derisa bisedoni se qysh duhet me votua numrin 118 dhe nëse rastësisht dikush prej tyre, ndonjë kushëri i largët po mendoj se do të votojë për një parti tjetër me atë numrin tjetër, jo 118. Unë ju kisha sugjeruar t’i thoni kështu, në vitin 2029 të gjithë aman krejt do të votojnë Vetëvendosjen. Pse po e shtyn për katër vjet. Në vitin 2029 edhe ata që se kanë mendjen me na votua tash atëherë kanë me na votua neve. Prandaj më 9 shkurt, mos e zgjat, Lëvizja Vetëvendosje 118. Sigurisht që territorit ia kemi shtuar integritetit, ekonomisë prodhimin. Prodhimit, punësimin dhe punësimit, arsimit. Por ajo çka e kemi më përzemërt është se shtetit tonë ia kemi vendosur sovranitetin. Prandaj sot kauza për sovranitet po thërret që të bëhemi bashkë 118. Sovranitet, sovran 118, sovran 118, sovran 118”, tha Kurti.


Në kuadër të fushatës elektorale, Kurti do të mbajë tubim elektoral edhe në fshatin Llabjan dhe në Kamenicë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK, LDK dhe AAK-NISMA sipas rezultateve të deritanishme

Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK, LDK dhe AAK-NISMA sipas rezultateve të deritanishme

Lajme
​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Lajme
Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervistim në prokurori

Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervistim në prokurori

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
VLEN: BDI kapet

VLEN: BDI kapet "mat" duke gënjyer për Kosovën

Politikë
5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Lajme
Kalo në kategori