Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e testit të Maturës Shtetërore, që do të mbahet të shtunën.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, shefi i kabinetit të ministritë të MASH, si dhe kryetari i Këshillit të Maturës Shtetërore, Gezim Berisha.
Berisha theksoi se Testit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen 26.699 nxënës në të gjithë Kosovën, janë 184 qendra ku do të mbahet Testi i Maturës si dhe çdo klasë do të ketë maksimum, 12 nxënës.
“MASH i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për Testin e Maturës, sa i përket sigurisë, administrimit, përgatitjen e masave mbrojtëse për parandalimin e COVID-19. Në krejt Kosovën, Testit të Maturës do t’i nënshtrohen 26.699 nxënës. Janë 184 qendra ku do të mbahet testi si dhe në çdo klasë do të ketë maksimum 12 nxënës”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, çdo klasë do të ketë nga një administrues si dhe një komisioner.
“Gjithsej janë 2.568 administrues, 570 komisionerë, dhe 570 mbikëqyrës. Për mbajtjen e rendit në oborr të shkollës nga komunat janë organizuar nga tre mësimdhënës në çdo qendër. Trajnimi i administruesve është bërë nga koordinatorët komunal, kurse kryetarët e komisioneve janë trajnuar nga stafi i Divizionit për Vlerësim, Standard dhe Monitorim”, tregoi ai.
Berisha tha se të gjithë nxënësit janë pajisur me udhëzues për rregullat e administrimit si dhe me udhëzuesit për masat anti COVID-19.
“Testi do të mbahet nesër, më 29 gusht në të gjithë territorin e Kosovës dhe është një ditor. Sa i përket orarit për Testin e Maturës është si vijon: Në orën 8:30 deri 9:00 është arritja e kandidatëve në qendrën e testimit, nga ora 9:00 deri 9:30 hyrja e tyre, në orën 9:30 jepen të gjitha sqarimet për kandidatët nga ana e administruesve, në orën 10:00 fillon testi dhe zgjat deri në orën 12:30. Rezultatet do të publikohen më së largu më 7 shtator. Pas kësaj është koha e paraparë për ankesa në datat 8, 9, dhe 10 shtator, ndërsa pas ankesave rezultatet do të jepen më 14 shtator”, tha tutje Berisha.
Ai po ashtu tregoi se Testi i Maturës i përbërë nga 100 pyetje e detyra do të përfshijë tri lëndë obligative siç janë: gjuha amtare, gjuha angleze dhe matematika, si dhe një lëndë zgjedhore.
“Testi i Maturës Shtetërore do të përfshijë pyetje dhe detyra, lëndët obligative janë gjuha amtare, gjuha angleze dhe matematika, si dhe një lëndë zgjedhore. Secila lëndë i ka 25 pyetje e detyra. Nxënësit për ta kaluar testin, duhet t’i kenë 40 përgjigje të sakta”, tha Berisha për Telegrafin.
Ndërkaq, tutje ai u shpreh se pyetjet dhe detyrat që janë përpiluar nga ekspertët janë me njohuri të përgjithshme nga klasat 10, 11, 12 kryesisht para fillimit të pandemisë me COVID-19, por siç tha Berisha nuk përjashtohet mundësia edhe të ndonjë pyetje apo detyrë pas fillimit të pandemisë.
“Ekspertët që i kanë përpiluar këto pyetje janë me njohuri të përgjithshme të viteve paraprake. Këto pyetje janë orientuar kryesisht para fillimit të pandemisë, por nuk përjashtohet mundësia që nuk do të ketë pyetje edhe pas fillimit të pandemisë”, theksoi ai.
Realizimi i testit të Maturës Shtetërore, siç tha ai është paraparë sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
“Ne si MASH dhe Këshilli Shtetërorë i Maturës kemi hartuar dhe shpërndarë udhëzime të detajuara për masat anti COVID-19 që duhet të ndërmerren. Drejtorët e shkollave dhe të Drejtorët komunal të arsimit po ashtu kanë publikuar udhëzime për masat dhe kujdesin që duhet të kenë kandidatët, administruesit dhe palët e tjera në proces. Kemi theksuar se është shumë e rëndësishme që gjatë procesit të testimit, kandidatët të cilët hyjnë në objekt dhe deri te dalja nga objekti ta ruajnë distancën prej dy metra gjatë gjithë kohës dhe secili të bartë maskë me vete. Ndërsa, drejtoritë komunale dhe të shkollave kanë siguruar dezinfektues për secilën sallë si dhe në hyrje të objektit. Falënderojmë Ambasadën Amerikane për donacionin e dhënë prej 21.000 maskave si dhe 3.800 dezinfektues. Ndërsa 6.000 maska i ka siguruar MASH”, ka thënë Berisha për Telegrafin.
Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari për Telegrafin tha se dita e nesërme e testit të Maturës Shtetërore do të jetë një provë e mirë për MASH-in, se a do të jenë të suksesshëm në respektimin e masave për parandalimin e COVID-19.
“Nga deklaratat e MASH-it thuhet që janë bërë të gjitha përgatitjet. Kjo do të jetë një provë e mirë për të pa sa jemi të suksesshëm në mbajtjen e masave që kërkohen”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit