LAJMI I FUNDIT:

Grenell përplaset me asistentin e ish-presidentit Obama për Kosovën

Grenell përplaset me asistentin e ish-presidentit Obama për Kosovën

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është përplasur me asistentin e ish-presidentit Barack Obama, Ned Price, ku sipas këtij të fundit, Grenell ka dështuar në çështjen e dialogut.

Ndaj Price, ka reaguar vetë Grenell, duke thënë se administrata e Obamës ka injoruar Serbinë dhe Kosovën për 8 vjet me radhë dhe se tashmë këto dy shtete do të negociojnë në Shtëpi të Bardhë gjatë javës së ardhshme.


“Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahen javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi juaj ka injoruar njerëzit në Serbi dhe Kosovë për 8 vjet”, ka reaguar Grenell në Twitter, përcjell Telegrafi.

Takimit të 4 shtatorit në Washington, do t’i paraprijë takimi i sotshëm në Bruksel që do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori