LAJMI I FUNDIT:

Vetulla tatuazh: efektet afatgjata që duhet t’i keni parasysh

Vetulla tatuazh: efektet afatgjata që duhet t’i keni parasysh

Kohët e fundit, është bërë më e zakonshme që vetullat të jenë tatuazh se sa natyrale me një ngjyrë sipër.

Microblading – procesi i aplikimit të tatuazheve, gjysmë të përhershme në zonën e ballit për të imituar pamjen e qimeve – është aq e popullarizuar sa që gjetja e një profesionisti të aftë, të certifikuar për të kryer trajtimin në çdo vend të caktuar nuk është shumë e vështirë.

Por, ndërsa efektet e menjëhershme janë të dukshme (bukuria karakteristike), efektet afatgjata të trajtimit nuk fliten aq shpesh.


Diana Menendez, ushtruese e këtij profesioni shpjegon se hapi i parë drejt suksesit është të gjeni një profesionist me përvojë dhe të trajnuar që ju besoni. Ju mund të jeni të përgatitur, por nëse nuk jeni duke punuar me një profesionist të licencuar, rezultatet mund të jenë tmerruese .

Efektet e mundshme anësore

Përveç se mund të mos jeni të kënaqur me rezultatet përfundimtare, ekziston edhe mundësia më serioze e infeksionit.

Siç shpjegon Boca Raton, dermatolog i certifikuar, nëse përjetoni ënjtje të zgjatur, skuqje ose djegie pas procesit, kjo është një shenjë që gjërat nuk janë ashtu siç duhet të jenë dhe duhet të vizitoni mjekun tuaj sa më shpejt sa të jetë e mundur.

Kur të bëhet trajtimi si duhet nga një profesionist i trajnuar, tatuazhi duhet të zgjasë deri në një vit, shpjegon Menendez.

Pas një viti, ka shumë të ngjarë të keni nevojë për përmirësime vjetore për të ruajtur rezultatet origjinale. Pa këto prekje, Menendez thotë se do të shihni se tatuazhi zbehet dhe përfundimisht do të zhduket plotësisht pas tre vjetësh.

Megjithëse procesi është gjithnjë e më i zakonshëm, dermatologu i certifikuar nga bordi i New York, Hadley King shpjegon se gjithmonë do të ketë rreziqe dhe mundësi të komplikimeve afatgjata ose reaksioneve alergjike, sepse procesi përfshin shpimin e lëkurës. /Telegrafi/