LAJMI I FUNDIT:

PSG apo Bayern Munich? Rooney analizon dy skuadrat – mirëpo njëra prej tyre është favoritë për legjendën angleze

PSG apo Bayern Munich? Rooney analizon dy skuadrat – mirëpo njëra prej tyre është favoritë për legjendën angleze

Wayne Rooney beson se Paris Saint-Germain mund të triumfojë sonte në finalen e Ligës së Kampionëve, ku përballë do të ketë Bayern Munichun.

Bavarzët e kanë fituar garën më të madhe për klube në Evropë pesë herë, derisa për parisienët është finalja e parë në histori të tyre.


Në këtë përballje do të shohim lojtarët që tashmë kanë shpërthyer si, Neymar, Kylian Mbappe, Angel di Maria (PSG), po ashtu si Robert Lewandowski, Serge Gnabry e Ivan Perisic (Bayern Munich).

Rooney beson se skuadra franceze do të shpërthej sonte kundër gjermanëve, duke theksuar talentin e Neymarit dhe Mbappes.

“Do të jetë një ndeshje e hapur, mes dy skuadrave që janë shumë të mira në lojën ofanzive dhe do të krijojnë probleme për njëra-tjerën”, ka thënë legjenda angleze.

Joshua Kimmich (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

“Mendoj se me Neymarin dhe Mbappen, pa harruar Di Marian, PSG do të shpërthejë ndaj Bayernit”.

Tifozët e PSG-së dhe Bayernit mblidhen para Estadio da Luz - aty ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Tifozët e PSG-së dhe Bayernit mblidhen para Estadio da Luz - aty ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

“Ata e kanë shansin dhe nuk mendoj se do e lëshojnë pa e fituar trofeun. Është një mundësi e artë për ta që të thyejnë akullin dhe të triumfojnë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë ai për Sunday Times.

Rooney ka përmendur edhe pjesë defanzive, duke thënë se PSG qëndron më mirë aty, me Bayernin që di të ngecë në shumë raste. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori