LAJMI I FUNDIT:

Harry Maguire përfshihet në një rrahje në Greqi, arrestohet pastaj pas një sulmi ndaj policisë

Harry Maguire përfshihet në një rrahje në Greqi, arrestohet pastaj pas një sulmi ndaj policisë

Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire është arrestuar në ishullin Grek të Mykonos për ‘sulmimin e policisë jashtë një bari’.

Reprezentuesi anglez dyshohet se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me turistët e tjerë britanikë në orët e para të mëngjesit të së premtes përpara se policia të ndërhynte.


Sipas mediumit grek Protothema, tre të dyshuar, përfshirë Maguiren, më pas sulmuan policinë fizikisht dhe verbalisht para se të dërgohej në komisariatin e Mykonos.

Van der Vaart sulmon përsëri Maguiren rreth aftësive si futbollist: Ai qesh me gruan e tij sa i dobët është dhe sa shumë paguhet
Lexo po ashtu Van der Vaart sulmon përsëri Maguiren rreth aftësive si futbollist: Ai qesh me gruan e tij sa i dobët është dhe sa shumë paguhet

Arrestimin dhe dhunën e mbrojtësit anglez e kanë konfirmuar edhe policia lokale.

“Futbollisti abuzoi verbalisht ndaj një oficeri dhe më pas e goditi atë. Të tre po rezistonin kur u sollën në stacionin e policisë Mykonos”, ka thënë një zyrtar policie për ESNP.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan se Maguire ishte duke u rrahur me turistë të tjerë më herët gjatë kësaj jave.

Ndryshe, lojtarët e Unitedit aktualisht janë në pushimet e tyre para rikthimit në stërvitje, pas eliminimit në gjysmëfinale nga Sevilla në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori